Në Itali e quajnë njeriun e momentit, pas firmosjes së marrëveshjes me kryeministren Georgia Meloni për ngritjen e një qendre në Shqipëri që do të presë emigrantët që shkojnë me anije në Itali, nën juridiksionin e shtetit italian.
“Është 1 qendër, jo 2 siç thonë mediat. Është një terminal special për verifikimin e parë pranë Portit të Shëngjinit, dhe pastaj do çohen në qendrën e emigrantëve në Gjadër e cila ka vetëm 3 mijë vende” thotë Rama.
Edhe një herë këmbënguli se nuk ka asnjë interes të fshehtë pas kësaj marrëveshje.
“Cili ishte interesi i Italisë të na priste ne në vitet që largoheshim nga vuajtjet e regjimit ndërsa na priti krahëhapur? Cili ishte interesi i Italisë kur ne ishim në vuajtje e sipër? Cili ishte interesi i Italisë kur na dërgoi zjarrfikësit në tërmetin e tmerrshëm? Për ne Italia është speciale, nuk ka një interes direkt’ tregon më tej ai.
Përballë moderatorëve të emisionit “Metropolis” në La Repubblica, kryeministri Edi Rama tha se teksti i marrëveshjes është brenda kornizës së të drejtave ndërkombëtare.
Shqipëria nuk është anëtare e BE, por nga ana tjetër jemi një shtet europian afër Italisë, na ndan deti. Përshembull, nëse Franca apo një vend tjetër marrin emigrant nga Italia, ku i çojnë? I çojnë në një qendër për të bërë procedurat, verifikimet, kontrollet dhe për të trajtuar çdo rast. Pse duhet të jetë diçka që nuk shkon nëse e njëjta procedurë dhe kritere aplikohen te një vend që nuk është në BE?” argumenton Rama.
I pyetur përse e pranoi kërkesën e Italisë, Rama u përgjigj shkurt, se për Italinë jemi të gatshëm, edhe pse aftësitë tona nuk janë të mëdha mund t’ua japim një dorë.
Pikë së pari dua të nënvizoj që kemi marrë kërkesa të ngjashme dhe nga vende të tjera europiane në këto vite, dhe kemi thënë gjithmonë jo. Nuk i them emrat se nuk është korrekte…”
Moderatori – Franca, Spanja, Gjermania?
Rama që nuk përgjigjet
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: Vota e diasporës premtim i realizuar, shërbimet do i ofrojmë me Inteligjencë Artificiale! Marrëveshja me Greqinë për pensionet e vështirë
19 Dhjetor 2024, 10:07
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
'Albania', fjala më përdorur në Itali për 2024-ën
18 Dhjetor 2024, 15:59
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor 2024, 17:42
Mendimi im eshte se nuk ka asgje te keqe per hapjen e kampit sepse Shqiperia nuk eshte ne BE dhe nuku intereson emigranteve te rrine ne Shqiperi(fakti per emigrantet e Iranit). Mos harrojme kemi jetur dhe ne nje pjese te kesaj pauze. Sa per kercenime se do humbas zgjedhjet ato i degjojme verese,nuk pjerdh Rama per molle te kalbura.
PërgjigjuPo cilet kujton se genjen ti?! Ne jetojme vete jashte,i shohim lajmet dhe e dime qe Franca dhe disa vende te tjera jane ne sherr me Italine,Spanjen,Portugaline e Turqine se nuk duan te marrin me emigrante,jane te tejmbushur dhe Italise i ka mbetur /dopjogjashta/ ne dore dhe gjeti nje pyke si ty qe vdes per protagonizem dhe gjeti WC ku te clironte veten! E thua dhe vete qe te kane kerkuar dhe te tjere por s'ke pranuar.Epo ketyre /te tjereve/ju eshte lutur dhe Italia,por nuk pranuan,deri sa te gjeti ty /shpetimtarin e te vuajturve te botes/.Te pakten mos bej /sekretmadhin/ne sy te gazetareve te botes se dukesh qeshak e kalama.
PërgjigjuEdo më vjen keq ta them por me paktin me Melonin firmose humbjen e socialistëve në zgjedhjet e ardhëshme.
PërgjigjuTradhtar i kombit.
PërgjigjuFranca nuk merr por pranon kerkesat e njerezve per azil. Italia i merr me force dhe i mbyll ne kampe ne Shqiperi. Ata njerez DUAN azil ne France dhe bejne kerkese vullnebtarisht ndersa ne Shqiperi nuk duan azil dhe nuk po udhetojne ne Shqiperi. Askush nuk po kerkon ndihme ne Shqiperi! Kjo eshte diferenca o sharlatan. Je bere gjykate tani qe vendos per ligjin nderkombetare.
Përgjigjupo shume mire e ke bere ene fund te fundit se mos jeton ne mes njerezve ti
PërgjigjuKy eshte i lojtur perfundimisht! Zot na ruaj se ky ka marre dhene...
PërgjigjuPALAQO…
Përgjigju