Sot është lidhur edhe ura e fundit e bypassit të Vlorës, ndërsa lajmim e bën me dije kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar një foto.
Më herët Rama kishte deklaruar se synim ishte që kjo urë të bëhej e kalueshme në mes të korrikut dhe si duket qëllimi është arritur.
Punimet për baypass-in e Vlorës janë në përfundim, ndërsa pritet të hapet në mënyrë provizore duke i shërbyer sezonit veror për të lehtësuar trafikun e rënduar që krijohet nga Radhima deri tek Kalaja në Vlorë.
Bypass-i i Vlorës ka një gjatësi prej 29 kilometrash, nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në lindje të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë.
Komente
![](https://news.shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)