Pas takimit me kampionen e Europës në atletikë, kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë Florian Markun, boksierin që synon t’i japë Shqipërisë një tjetër fitore. Rama ka veshur dorezat e boksit ndërsa në një fotografi duket sikur përballet me boksierin që synon gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore të WBC.
Në një bisedë me Florian Markun, të cilin e priti në zyrën e tij në kryeministri, Rama nuk kurseu batutat ndërsa mori disa dhurata simbolike. Kryeministri sqaroi se nuk do të jetë në ndeshjen e 25 gushtit, por i ftoi të gjithë që të shkojnë për të mbështetur boksierin shqiptar. Nuk kurseu një koment për 'ata që duan të bëjnë boks, por nuk dinë' duke thënë se duhet që të paktën të shohin.
Rama: Më ke sjellë ndonjë palë doreza boksi apo jo?
Marku: Të kam sjellë një dorezë të vogël të firmosur, janë 2 ftesa dhe të pres. Është simbolike.
Rama: Të enjten me 25 gusht, nuk jam fizikisht këtu, por duhet të shkoni të mbështesni Florianin. Është WBC me një nga Meksika. O me Florian Markun, o me meksikanin. Nuk ka rrugë të mesme. Do jetë spektakël, por janë 10 ndeshje para spektaklit. Të vrapojmë të marrim biletat se kemi miq që duan të bëjnë boks. Nuk bëjnë dot, por të paktën të shohin.
Ndër të tjera, Rama shkroi se ndihet i nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku, që pasnesër, të enjten 25 gusht, synon të marrë fitoren në përballjen me meksikanin Miguel Parros për titullin WBC Silver.
Lajmi kryesor:
‘Vetëm po më nxorri me barelë nga ringu se fitorja është e imja’, Florian Marku për ndeshjen në 'Air Albania': Do iu bëj krenarë si Luiza Gega! Rama: Të gjithë ta mbështesin
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestimi në Gjermani, Florian Marku në pritje të ekstradimit drejt Greqisë! Priten 6 muaj burg
19 Dhjetor 2024, 12:47
-
Rama: Vota e diasporës premtim i realizuar, shërbimet do i ofrojmë me Inteligjencë Artificiale! Marrëveshja me Greqinë për pensionet e vështirë
19 Dhjetor 2024, 10:07
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Arrestohet në Gjermani Florian Marku, boksieri shqiptar 'hesape' me drejtësinë greke
18 Dhjetor 2024, 22:10
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50
-
Fshihet emri Air Albania nga stadiumi në Tiranë, arena e Kombëtares është gati për emrin e ri
17 Dhjetor 2024, 19:39