Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Norvegji ku kryeministri Edi Rama tha se duhej të kishte një treg rajonal për energjinë elektrike.
Në një postim të bërë në facebook, Meta shkruan se nuk mund të kishte treg rajonal të energjisë, ndërkohë që shjkëmbimet tregtare të energjisë mes Kosovës dhe Serbisë, ishin zero.
Postimi i Plotë nga Ilir Meta:
Tregu rajonal i energjisë, fillon duke respektuar Bllokun e Kontrollit të Pavarur të Operimit, ku ti vetë je pjesë. Shqipëria është në një bllok kontrolli bashkë me Kosovën, e cila nuk përfaqësohej në takimin e Beogradit.
Ndërsa Serbia është bllok kontrolli i pavarur së bashku me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat përfaqësoheshin të plota në Beograd. Shqiptarët duhet ta dinë se shkëmbimet tregtare të energjisë midis Kosovës dhe Serbisë janë zero.
Si mund të flasësh për treg rajonal apo bashkim tregjesh, kur ende nuk ke në operim tregun lokal të energjisë? Bursa Shqiptare e Energjisë ka si aksionerë OST dhe KOSTT. Të mendosh që tregu energjisë zgjidhet nga Ballkani Hapur, është injorim i investimeve të realizuara në sektorin energjitik nga shqiptarët dhe donatorë shumë të rëndësishëm si Banka Botërore, KFË dhe EBRD.
Kriza energjitike në Shqipëri, ka sot shkak kryesor modelin ekonomik që ky sektor zbaton këto 10 vitet e fundit. Shumë pak investime në rritjen e prodhimit të energjisë nga burimet tona natyrore dhe asnjë investim për prodhimin e energjisë nga gazi natyror.
Samiti në Norvegji u organizua me iniciativën e qeverisë serbe dhe norvegjeze për hapjen e një mundësie të re bashkëpunimi në fushën e sigurisë energjitike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre nordike.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Vjosa Osmani e zemëruar me BE pas samitit të Ballkanit Perëndimor
19 Dhjetor 2024, 11:17
-
Rama: Vota e diasporës premtim i realizuar, shërbimet do i ofrojmë me Inteligjencë Artificiale! Marrëveshja me Greqinë për pensionet e vështirë
19 Dhjetor 2024, 10:07
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor 2024, 19:26