Pamje panoramike janë ato që shfaqen në një video të publikuar nga kryeministri Edi Rama nga Bypass-in e Vlorës.
Kreu i qeverisë shkruan se tashmë ky është një aks i hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit, dhe gjithashtu është një destiancon i ri për t’u zbuluar.
Baypass-i i Vlorës, nis në hyrje të Vlorës kur mbaron segmenti Levan-Vlorë dhe përfundon në Dukat- Fushë pasi kalon Orikumin.
‘Mirmëngjes dhe me këtë panoramë të bajpasit të Vlorës, tashmë një aks i hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit e gjithashtu një destinacion i ri për t’u zbuluar, ju uroj fundjavë të mbarë. Nis në hyrje të Vlorës kur mbaron segmenti Levan-Vlorë dhe përfundon në Dukat- Fushë pasi kalon Orikumin.’- shkruan Rama.
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku inauguruan një ditë më parë Bypass-in e Vlorës.
Ministrja Balluku tha se në këtë rrugë do të ketë përqendrim të madh të Policisë Rrugore, si dhe do të monitorohet e gjitha me radar. Ministrja tha se rruga mund të përshkohet për 20 minuta. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama, tha se ky është një lajm i shumë pritur dhe se rruga do të kalohet më një lehtshmëri shumë të madhe. Rama theksoi se ky udhëtim fut në klimën e pushimit çdo vizitor për shkak të pamjes panoramike.
Kjo vepër infrastrukturore me një gjatësi 29 kilometra nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në lindje të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë. Në projekti janë parashikuar ndërtimi i 5 ura, një gjysmë tunel si dhe ndërtimi i mbrojtjes lumore të lumit Dukat. Rruga e re vlerësohet si një ndër segmentet me impaktin më të lartë turistik që do të ndikojë ndjeshëm në lehtësimin e trafikut në qytetin e Vlorës.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: Vota e diasporës premtim i realizuar, shërbimet do i ofrojmë me Inteligjencë Artificiale! Marrëveshja me Greqinë për pensionet e vështirë
19 Dhjetor 2024, 10:07
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 07:50
-
Vlorë/ Atentat ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, 30 vjeçari rëndë në spital! Plagoset dhe një kalimtar, tregtar fruta perimesh! Autorët djegin makinën në Panaja (VIDEO + EMRAT)
18 Dhjetor 2024, 21:50
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor 2024, 21:12
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
Bashkia e Vlorës zhvendos tregun e gjësë së gjallë, tregtarët bëjnë rezistencë: S’vjen njeri të blejë kaposhë në Nartë se është larg
18 Dhjetor 2024, 17:08
-
Shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona
18 Dhjetor 2024, 17:02
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
Nuk është hapur... Propagandë... Sot ishte mbyllur rruga... Cfarë njerëz të vegjël jeni
Përgjigjuishte i gjate dhe i tmerrshem. nje zhgenjim i madh. e kam bo mbreme me nate, pa trafik dhe me shkoi mbi 45 minuta nderkohe qe rrugen e zakonshme e ha per 25 minuta ne te njejtat rethana
Përgjigju29 km per 45 min. I bie qe ke ecur me 40 km/h. Besoj se mund te ecje me dyfishin e shpejtësisë edhe ta beje per 20 min.
Eshte ingauruar vetem per kryeministrin qe i tregojne ai shkohet aty ekspertet dangalle, se per popullin nuk eshte se nuk ka nje tabele si shkohet. Madje edhe nje tabele qe eshte eshte e vjeter dhe me shume te ngaterron se te detyron te shkosh ne rrugen transballkanike! Mjere per ju qe e keni mendjen vetem me vjedh e me bi sikur punoni. Gjysma gjysma i leni gjerat!
Përgjigju