Rama publikon të dhënat: Platforma "Shqipëriaqëduam" zgjidhi 13 mijë halle
Kryeministri Edi Rama ka publikuar të dhënat e mbledhura për problemet e zgjidhura nga platforma Shqipëriaqëduam.al. Rama thotë se në 10 muaj janë zgjidhur 13 mijë e 694 probleme.
Kryeministri Edi Rama
Kryeministri Edi Rama, në një postim të fundit të Facebook, ka njoftuar për rezultatet e platformës “Shqipëriaqëduam.al”. Rama shkruan se në 10 muaj kjo platformë ka bërë të mundur zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.
Rama thotë se 9.454 qytetarë kanë përdorur platformën dhe janë zgjidhur 13.694 probleme.
Postimi i plotë:
Për të gjithë ju RAPORTI 10 MUJOR I PLATFORMËS shqiperiaqeduam.al
Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm, në 10 muaj ka marrë jetë si një praktikë efikase ndërveprimi mes qytetarëve dhe qeverisë, duke dëshmuar vlerën dhe potencialin e saj të jashtëzakonshëm për Shqipërinë që Duam.
9.454 qytetarë pa dallim moshe, gjinie, statusi social, bindjeje e përkatësie politike, numërohen sot, 10 muaj nga ndezja e platformës, si përdorues e kontribues të koalicionit tonë bashkëqeverisës për Shqipërinë që Duam.
Me vetëm një mesazh, në adresën shqiperiaqeduam.al qytetari ka në dispozicion të drejtpërdrejtë qeverinë, përmes ministrit përkatës që adreson menjëherë rrugën e trajtimit të përmbajtjes së mesazhit të qytetarit.
Zgjidhja përmes kësaj platforme, në vetëm 10 muaj, e 13,694 halleve e problemeve konkrete të njerëzve konkretë të këtij vendi, është një afirmim kuptimplotë i këtij mekanizmi inovativ që fuqizon qytetarin. Vendos qeverinë gjithnjë e menjëherë në krah të tij. Garanton ndërveprimin e suksesshëm mes tyre në të mirë të çdo qytetari dhe identifikimin e punonjësve që duhet të mbajnë përgjegjësi për mosdhënien e shërbimeve të duhura për qytetarët.
Nuk ka më asnjë dyshim!
Platforma shqiperiaqeduam.al është rruga jonë e e re, e shkurtër dhe e shpejtë, për të zgjidhur së bashku hallet e problemet tuaja me administratën. Po ashtu, shqiperiaqeduam.al është edhe fuqia jonë e përbashkët kundër parazitizmit e korrupsionit në zyrat e shërbimeve të shtetit për qytetarin.
Mos ngurroni dhe as mos humbni kohë! Zgjidhni shqiperiaqeduam.al për të zgjidhur hallin a problematikën Tuaj, duke e përcjellë fjalën Tuaj drejt e në qeveri dhe kësisoj ndikoni edhe që, hap pas hapi, në çdo zyrë të shtetit tonë njerëzit e zakonshëm të marrin në kohë e me cilësi, shërbimin që meritojnë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: Vota e diasporës premtim i realizuar, shërbimet do i ofrojmë me Inteligjencë Artificiale! Marrëveshja me Greqinë për pensionet e vështirë
19 Dhjetor 2024, 10:07
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor 2024, 17:42
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor 2024, 17:40
Rilindja urbane dhe portali "Shqiperia qe duam jane toaret kryesore dhe shume pozitive te qeverisjes suaj
PërgjigjuJe bere si Ali Pazari ne vaktit....
Përgjigju