Kryeministri Edi Rama tha se të riatdhesuarit nga kampi në Siri do të kenë një periudhë karantinimi ndërsa do t'u bëhen të gjitha ekzaminimet mjekësore.
“Tani ata janë marrë nga strukturat tona të posaçme të kombinuara të policisë dhe të mirëqenies dhe do i drejtohen një sturkture enkas të përgatitur për ta në Durrës ku do bëhen të gjitha ekzaminimet mjekësore dhe psikologjike ku do kenë një periduhë të shkurtër karantinimi. Më pas do të çohen ose nëpër shtëpi ose do të qëndrojnë në struktura të posaçme por kemi parasysh se bëhet fjalë për gra dhe fëmijë”.
Rama tha se ka pasur 2 persona që refuzuan të ktheheshin nga kampi Sirian.
“Operacione të kësaj natyre janë të vështira sepse nuk zhvillohen në terren miqësor, kampet nuk janë kampe pushimi po as shtetërore të sistemuara sipas një rregulli të caktuara, dhe kampet janë kampe lufte, me autoritete që variojnë. Puna që bëhet është e dyfishtë me ata që administrojnë kampet dhe me personat e infiltruar për të mbledhur informacion, brenda kampit ka dinamika të ndryshme ka njerëz që nuk shfaqen fare ka që janë pengje të të tjerëve aty dhe të gjitha e bëjnë operacionin kompleks. Ka pasur 2 raste personash që kanë refuzuar por nga operacionet e marra personat janë pengje brenda kampeve, janë persona që kanë frikë dhe e kanë të bazuar frikën në faktin se gjatë shkëputjes mund tu marrin jetën. 2 persona kanë refuzuar të vijnë”.
Lajmi kryesor:
Të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri, mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë! Rama: Operacion i rrezikshëm, do ketë një tjetër! 2 persona s'erdhën, janë pengje
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Rama: Vota e diasporës premtim i realizuar, shërbimet do i ofrojmë me Inteligjencë Artificiale! Marrëveshja me Greqinë për pensionet e vështirë
19 Dhjetor 2024, 10:07
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
Ja si u arratis Assad nga Siria! Nga përdorimi i 2 avionëve tek ndihma e Turqisë
18 Dhjetor 2024, 16:21
-
Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit
18 Dhjetor 2024, 15:42
-
Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur
18 Dhjetor 2024, 12:58
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
I burgosuri sirian që u ndihmua nga CNN, ishte ish-oficer i inteligjencës së regjimit të Assad-it
18 Dhjetor 2024, 12:22
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31