Raporti i Freedom House për Shqipërinë: Në 2017 ra kultivimi i kanabisit
Policia e Shtetit është institucioni më i vlerësuar në raportin vjetor të organizatës Freedom House.
Drejtoria e Policise se Shtetit
Policia e Shtetit është institucioni më i vlerësuar në raportin vjetor të organizatës Freedom House. Raporti duke iu referuar sondazheve me publikun thekson se është rritur besimi tek Policia e Shtetit. “Gjatë vitit 2017 ka pasur progres përsa i përket luftës ndaj korrupsionit në administratë dhe ndaj mitmarrjes, veçanërisht në forcat e policisë. Gjithashtu ka pasur progres në luftën kundër drogës, e cila është reflektuar edhe në uljen e kultivimit të kanabisit”, citohet Raporti i FH.
Më tej, duke iu referuar agjencive ligj zbatuese italiane, nënvizohet se kultivimi i kanabisit ra në mënyrë drastike gjatë vitit 2017. “Sipas raportit të Policisë italiane, kultivimi i kanabisit ka rënë në mënyrë drastike në Shqipëri gjatë vitit 2017, nga 219 hektarë në vitin 2016 në 1.9 hektarë dhe kjo falë ndërhyrjes së policisë shqiptare”, shkruhet në raport.
Përsa i përket korrupsionit, thuhet se hapa pozitiv janë bërë në këtë drejtim, sidomos në forcat e Policisë, me një ulje të ndjeshme të perceptimit të qytetarëve. “Ka pasur disa rezultate pozitive në fushatën e qeverisë kundër korrupsionit, të cilat janë reflektuar në sondazhe, ku të anketuarit tregojnë se korrupsioni ishte i përhapur me 52% në forcat e policisë, 11% më pak se në 2016, ku ishte 63%”.
Freedom House ndërkohë vlerëson si pozitiv edhe uljen e numrit abuzimeve të policisë në paraburgim. “Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka raportuar për një ulje të numrit të personave që janë ankuar për abuzime nga policia në paraburgim”.
Në kuadër të reformës në drejtësi do të ngrihen edhe 3 institucione të reja për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë: Gjykata Speciale, Prokuroria Speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, modeluar sipas FBI-së në SHBA. Në mes të korrikut nënvizon raporti, 12 oficerë nga Byroja Federale e Hetimit (FBI) në SHBA, erdhën në Tiranë për të trajnuar anëtarët e rinj të Byrosë Kombëtare të Hetimit të Shqipërisë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve, asnjë grua! Lista me EMRAT dhe qytetet
18 Dhjetor 2024, 08:51
-
'Rritje e pensioneve, nisur nga më të ultat', ministri Hoxha me ish-punonjës të policisë: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor 2024, 17:52
-
Takimi me ish-punonjës të Policisë, Rama: Po përgatitemi për rritjen e fondit të pensioneve! Ministri Hoxha: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor 2024, 17:52
-
Tentoi të kalonte kufirin me kanabis në makinë, arrestohet në Muriqan 35-vjeçari nga Kosova
16 Dhjetor 2024, 13:53
-
Vlorë/ Shpërndanin kanabis në doza, arrestohen 3 persona, shpallet në kërkim një tjetër
15 Dhjetor 2024, 13:50
-
U kap me doza kanabis gati për shitje, arrestohet 18 vjeçari në Fier (EMRI)
14 Dhjetor 2024, 10:48
-
Gara për 48 shefat e Komisariateve, 9 nga kandidatët ankimojnë rezultatin! Shqyrtimet nga Komisioni bëhen më 16-17 Dhjetor
13 Dhjetor 2024, 15:47
-
Zbardhet lista për garën e shefave të 48 Komisariateve! 102 kandidatë morën më shumë se 70 pikë, 16 u skualifikuan dhe 23 u tërhoqën (RENDITJA)
11 Dhjetor 2024, 17:51
-
Dibër/ Përshtatën ambientet e lokalit për shitje e përdorim kanabisi, arrestohen në flagrancë 2 persona
11 Dhjetor 2024, 09:50
-
Lufta kundër krimit dhe siguria e qytetarëve, kryepolici Proda pret ambasadorin e Arabisë Saudite: Forcim i mëtejshëm i bashkëpunimit!
10 Dhjetor 2024, 15:47
-
Kurbin, kanosi me thikë disa qytetarë dhe dëmtoi një makinë, arrestohet 43-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje me armë (EMRI)
10 Dhjetor 2024, 13:01
-
Shisnin kanabis në doza, arrestohen tre të rinj në Tiranë
8 Dhjetor 2024, 15:21