Rekordi i Repolitix/ Analiza për Niklën dhe një video rrëmbimi “gozhdojnë” audiencën
Sipas kompanisë Telemetriks që mat audiencën, emisioni Repolitix në Report TV në ora 21:13 minuta deri në 22:20 kur përfundoi, ishte televizioni i dytë më i ndjekur duke lënë pas televizionin kombëtar Top-Channel dhe tre tv informative
Përsëri emisioni ‘Repolitiks’ i gazetarit Denis Minga shënon rekord audience mbrëmjen e të mërkurës. Analiza e gazetarit investigativ të Report TV Artan Hoxha për operacionin në Nikël, një video ekskluzive se si rrëmbehet një qytetar në mes të Vlorës, kanë mbërthyer përpara ekranit mijëra shqiptarë.
Sipas kompanisë Telemetriks, e vetmja që mat audiencën e televizioneve shqiptare, Report Tv nga ora 21:00 minuta deri në 22:20 kur përfundoi emisioni, ishte televizioni i dyte më i ndjekur ne rangu kombëtarë. Siç shikohet edhe nga ky grafik matës i Telemetrikës, Report TV ka lënë pas televizionin kombëtar Top-Channel sëbashku me gjithë televizionet e tjera informative në vend.
Audienca në Report Tv krahasuar me televizionet e tjera kombëtare e informative
Detajet e operacionit në Nikël u diskutuan gjërësisht edhe nga panelistët e tjerë. Deputeti socialist Xhemal Qefalia, ish-drejtuesi i policisë Erzen Brecani dhe ish drejtuesi tjetër në policinë e shtetit, Pëllumb Nako.
Video ekskluzive siguruar nga gazetari investigativ Artan Hoxha tregoi të gjithë dinamikën se si nisi rrëmbimi i Elvis Troqes më 17 Korrik 2018, i cili pas kësaj date rezulton i zhdukur.
Panelistët në Repolitix shprehën mendimet e tyre për këtë ngjarje të rëndë ende të pa zbuluar nga grupi i hetimit si dhe përmendën krime të ngjashme gjatë karrierës së tyre.
Erzen Breçani ish drejtues i lartë në policinë e shtetit u shpreh se “Kemi patur përvoja me rrëmbime të shumta, por jo në këtë masë”.
Pjesë e Repolitix ishte edhe situata në Shkodër një javë pas një operacioni masiv atje të forcave special.
Disa foto të publikuara ekskluzivisht për Repolitix, nga gazetari Artan Hoxha ku dukeshin disa të rinj të armatosur me maska në Shkodër ka ngjallur kureshtje të shikuesve dhe më pas ka prodhuar komente të shumta në rrjetet sociale dhe në Shqiptarja.com online.
Kjo është hera e dytë nga fillimi i sezoni i ri, që emisioni Repolitix renditet i dyti në rang kombëtarë, duke shënuar një rekord audience falë përkushtimit dhe impenjimit të gjithë stafit të Report Tv.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë
18 Dhjetor 2024, 21:32
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor 2024, 21:41
-
Kthupi në ‘Repolitix’: Berisha e Rama kërkojnë të minojnë reformën në drejtësi! Çaça: SPAK në rrezik nga politika
11 Dhjetor 2024, 22:10
-
Berisha mbetet non grata, Nesturi në 'Repolitix': Goditje e fortë nga Britania, mbështetje edhe për SPAK! Çaça: U regjistrua si kryetar i PD, mori fund teatri
11 Dhjetor 2024, 21:18
-
Berishën e nxorën jashtë nga mbledhja, ish-studenti: Na thanë shkoni te Ramiz Alia! PD e Saliut sulmoi studentët e dhjetorit
11 Dhjetor 2024, 11:51
-
Partitë e vogla sfidojnë Kodin Zgjedhor/ Nesturi: Kanë fituar vetëm betejën morale, Shabani: Ndryshe nga ata që djegin gomat, luftojmë institucionalisht
4 Dhjetor 2024, 21:42
-
Rikthimi i Berishës në Parlament/ Meçe në 'Repolitix': Sot ishte krenar, por i dh...! Çaça: Ai sfumon çdo zë nga opozita! Tafani: PD pa bosht ideologjik
3 Dhjetor 2024, 21:37
-
Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit
28 Nëntor 2024, 23:04
-
Dosja e Suel Çelës/ Flamur Vezaj nxjerr zbuluar Artan Hoxhën: Kurrë s’kam marrë favore, as s'kam pranuar ndërhyrje
28 Nëntor 2024, 19:18
-
Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor
28 Nëntor 2024, 17:32
-
Akuzat e Bardhit në 2021: Suel Çela në shërbim të Berishës e Nokës, u mblodhi firma për Kuvendin e PD! Si përdori në të njëjtën periudhë Artan Hoxha foton e Ramës me Çapjan për ta sulmuar (VIDEO)
28 Nëntor 2024, 17:00
-
Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu
28 Nëntor 2024, 13:54
Eshte fatkeqesi e madhe qe oficeret e policise hiqen sa vijne ne pushtet partite politike.Psh sa erdhi Tahiri hajduti hoqi kete Brecanin qe me sa di une ka punuar shume mire dhe nuk di qe te kete dicka negative ne punen e tij te pakten me aq sa dime nepermjet mediave.Krejt ndryshe psh nje fare polici qarkullimi kusheri i azem hajdarit tropojan maxhun hajdari qe ishte njeri i korruptuar deri ne palce.Keta njerez si puna e ketij Brecanit duhet te kthehen ne detyre sepse populli ka nevoje per njerez qe nuk jane te perlyer me krimin dhe bejen punen.Mirepo kultura politike mungon ne shqiperi.
Përgjigju