Një grabitje si nëpër filma aksion ka ndodhur në Koplik, me datën 9 maj. Report Tv ka siguruar videon kur tre grabitësit e maskuar, njeri prej tyre Bekim Gurra me maskën e filmit ‘Scay Movie’, shihet teksa futen për të grabitur bankën e nivelit të dytë. Ato ndalojnë me një makinë, ‘Golf 3’ para bankës, dhe më pas drejtohen për në hyrje. Aty hasen me rezistencën e rojës, i cili përpiqet që t’i ndalojë pavarësisht se ato ishin të armatosur. Më pas futen në bankë, ku terrorizojnë klientët si dhe personelin e mbajnë peng rojën. Të tjerët ndërkohë janë shtrirë barkas. Pasi marrin lekët me çanta të zeza ato dalin për tu larguar. Para tyre është një makinë patrullë policie, e cila është përpjekur që t’u pengojë largimin pasi u ka bllokuar rrugën. Por grabitësit kanë ndërruar drejtim dhe janë larguar nga kahu i kundër. Bëhet me dije se policia ka kërkuar përforcime dhe ka bërë ndjekjen e tyre.
Lajmi kryesor:
Report Tv siguron videon e grabitjes së bankës në Koplik, autori me maskën 'Scary movie’ mban peng rojën, dy të tjerët brenda pak sekondash zbarzin arkën e mbushin çantat me para
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hapet tenderi 364 mln euro për ndërtimin e Milot-Balldre! Jepet për 35 vite me koncesion! Autostrada 17 km do jetë me pagesë
19 Dhjetor 2024, 13:53
-
Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)
19 Dhjetor 2024, 09:37
-
Grabisnin në seri banesat në Luksemburg, arrestohen 2 shqiptarët! Operacioni edhe nga njësia FAST Albania
18 Dhjetor 2024, 15:14
-
Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave
18 Dhjetor 2024, 15:03
-
Bashkia e Shkodrës ‘harron’ urimin për Krishtlindje, famullitari i Shkodrës: Pse me e fsheh, kur dikush është në festë?!
17 Dhjetor 2024, 09:28
-
Shkodër/ Kanosi dhe goditi me grusht punonjësin e Policisë Bashkiake, arrestohet autori
16 Dhjetor 2024, 16:00
-
Shkodër/ Ujësjellësi investoi 14 milion lek, banorët e Postribës: Uji vjen sërish i ndotur, problematika s'është zgjidhur! Të ndalet aktiviteti i guroreve
16 Dhjetor 2024, 14:41
-
Tentoi të kalonte kufirin me kanabis në makinë, arrestohet në Muriqan 35-vjeçari nga Kosova
16 Dhjetor 2024, 13:53
-
VIDEOLAJM/ Mbahet në Shkodër Kupa e Kombit në Paragliding! Pilotë nga rajoni e më gjerë pjesëmarrës në edicionin e parë
16 Dhjetor 2024, 08:50
-
Rritet çmimi i druve në Pukë, pensionistët në vështirësi: S’mund të sigurojmë ngrohjen, pensionet janë të ulëta
15 Dhjetor 2024, 15:20
-
Hapet tregu i rikonstruktuar i Rusit në Shkodër, investimi 36.6 mln lekë! Tregtarët: Të kënaqur
15 Dhjetor 2024, 13:24
-
Festat e fundvitit/ AKU shton kontrollet në Shkodër, 22 gjoba me vlerë 1.8 milionë lekë
15 Dhjetor 2024, 10:06