Për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të kalimit të shpejtë të një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në këtë mënyrë moti nga orët e para të 24 orësh-it e deri në orët e mesditës do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të cilat në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar dhe hera-herës deri dhe të lartë.
Në pjesë tjetër të territorit reshjet me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Pas orëve të mesditës moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash me këto të fundit të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale. Në momentin e reshjeve të shiut mjegullinë dhe shikim i reduktuar.
Era parashikohet me drejtim juglindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo pritet të fitoj shpejtësi deri në 14 m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 12 deri 24°C
në zonat e ulëta 14 deri 27°C
në zonat bregdetare 19 deri 27°C
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Temperatura deri në 18 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
18 Dhjetor 2024, 07:22
-
Vranësira e temperatura deri në 18 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
17 Dhjetor 2024, 07:19
-
Shtrëngata e reshje shiu në gjithë vendin, parashikimi i motit për sot
15 Dhjetor 2024, 07:17
-
Vranësira dhe reshje të pakta shiu, ja si pritet moti për sot
13 Dhjetor 2024, 07:07
-
Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot
12 Dhjetor 2024, 07:15
-
Reshje shiu dhe dëbore, Anira Gjoni në Report Tv: Ulje temperaturash gjatë kësaj jave! Ja sa do jenë ato në zonat bregdetare, malore e të ulëta
10 Dhjetor 2024, 13:50
-
Reshje shiu dhe dëborë në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë
9 Dhjetor 2024, 07:34
-
Parashikimi i motit/ Fundjavë me shi, në zonat malore vijojnë reshjet e dëborës
7 Dhjetor 2024, 07:34
-
Mos harroni çadrat, sot reshje shiu gjatë gjithë ditës
5 Dhjetor 2024, 07:25
-
Vranësira e temperatura deri në 20 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
4 Dhjetor 2024, 07:19
-
Masa ajrore të ftohta e vranësira, parashikimi i motit për sot
3 Dhjetor 2024, 07:13
-
Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, Anira Gjoni për Report Tv: Ky dimër do të jetë më i ftohtë se vitet e kaluara
2 Dhjetor 2024, 13:52