KRUJË- Shirat të dendur të rëna gjatë natës në rrethin e Krujës kanë shkaktuar përmbytje të qindra hektarëve tokë, të mbjella me jonxh, misë e grurë. Po ashtu edhe disa banesa private janë përmbytur nga uji dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë ujin nga banesat e nga garazhdet.
Konkretisht në të gjithë fshatrat e Ultësirës së Krujës ka pasur përmbytje. Kjo vjen si pasojë e mospastrimit të kanaleve kulluese nga ana e bordit kullues të bashkisë. Situata më problematike paraqitet në fshatin Bilaj ku sipërfaqet e përmbytura janë shumë të mëdha.
Një fermer i zonës thotë se ka falimentuar, pasi i gjithë prodhimi i grurit prej mbi 60 ton si dhe makineritë e mjetet bujqësore janë në ujë.
Sipas fermerit Xhovalin Doda, shkak për përmbytjet janë bërë punimet në rrugën Thumanë-Kashar që po kryhen nga kompania Gener 2 e cila sipas tyre nuk ka marrë parasysh ujin, por ka vendosur tuba më të ngushta duke bllokuar dhe ngushtuar kështu rrjedhën e ujit.
'Kjo fermë është përmbytur totalisht 600 kuintal grurë janë nën ujë. Krejt faktor kryesor janë punimet e Gener 2. Nuk ka hapur kanale kulluese nuk ka marrë parasysh kuotat e kullimit. Ja kanali bordurat këtu. Vajmedet kur të dalë lumi ose kur të ndodhe ndonjë fenomen tjetër. Gjithë prodhimi është në ujë, jemi komplet të falimentuar të mbaruar.'- thotë ai.
Po ashtu edhe një fermer tjetër thotë se përmbytja ka ndodhur nga punimet e firmës Gener 2.
‘I bëj thirrje bashkisë shtetit Edi Ramës. Të vijnë të hapin kanalet. Mos të fusin tuba qindshe si për banjo, por të fusin tuba kanali. Na bllokuar totalisht Gener 2. Na kanë përmbytur në korrik. Jemi duke punuar. Kemi blerë ure e naftë e të gjitha, të paktën mos të na mbysin në ujë.’- u shpreh një fermer tjetër.
Probleme janë paraqitur edhe në Krujë ku asfalti i rrugës nacionale Krujë-Fushë-Krujë është dëmtuar në disa pika.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë
18 Dhjetor 2024, 12:08
-
Protestoi te ‘Infrastruktura’ se nuk i jepnin fondin e rindërtimit, 62-vjeçares i premtohet zgjidhje pas denoncimit në Report Tv! Natën e kaloi para Ministrisë
18 Dhjetor 2024, 08:50
-
Media gjermane pranon se artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara dhe i tërheq mbrapsht
17 Dhjetor 2024, 21:04
-
Nuk merr fondin për dëmtimin e shtëpisë nga tërmeti, gruaja në grevë urie para Ministrisë së Infrastrukturës: Balluku të më japë zgjidhje ose të marrë dhuratë vetëflijimin tim
17 Dhjetor 2024, 18:45
-
Durrës/ Rekrutonin vajza aziatike për prostitucion në Shqipëri, goditet grupi kriminal kinez! Një i arrestuar, 2 në kërkim dhe 7 vajza nën hetim (EMRAT+DETAJET)
17 Dhjetor 2024, 10:40
-
Lamtumirë Noela Caka, trëndafila në bankën e maturantes që nga vdiq nga meningjiti akut! Talenti për pikturën, drejtori: Spikaste
16 Dhjetor 2024, 15:21
-
Ekskluzive/Adoleshentja nga Durrësi vdiq nga meningjiti akut, epidemiologia e ISHP-së: Shkoi në ekskursion me klasën në Voskopojë! Bëmë hetim epidemiologjik
16 Dhjetor 2024, 13:03
-
Tragjike! Humbi jetën nga meningjiti akut, gjimnazi ku studionte e mitura: Nuk është e lehtë të gjenden fjalët kur zemra është e rënduar
16 Dhjetor 2024, 13:01
-
Ikin dritat në stadiumin e Durrësit, Teuta - Egnatia ndërpritet për pesë minuta
15 Dhjetor 2024, 17:20
-
U prek nga meningjiti akut, humb jetën 17-vjeçarja nga Durrësi! Familjarët dhe mjekët që e asistuan udhëzohen të vaksinohen
15 Dhjetor 2024, 16:43
-
Bulqizë/ Reshje të dendura shiu, bëhet e pakalueshme rruga që lidh dy lagjet e qytetit! Banorët heqin këpucët për të kaluar (VIDEO)
15 Dhjetor 2024, 11:51
-
Ekskluzive/ Të afërmit flasin për jetën e Simakut: E shkatërruar për djalin, shteti shqiptar ta ndihmojë të bashkohen
15 Dhjetor 2024, 11:17
Ato toka nuk di se jane permbytur dikur sepse kanalet kane qene dhe lumi ka funksionuar.Dikur kemi kaluar me autobuz permes Fushe Kruja sot kalojmë anash ne superstrade.Mbi kanale jane bere ndertime me ose pa leje pa marre parasysh se vijne keto dite dhe lumi eshte mbushur duke i ulur kapacitetin e shkarkimit.Kjo histori ka vite qe ka filluar dhe ne qe kalojmë andej e shohim si arbitër por populli datohet shume rende
Përgjigju