"Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të jenë viktimat e para të zhgënjimit të Macronit nëse ai do të vijojë (bllokimin e anëtarësimit në BE)- pasi dëshira e tyre për bisedimet e anëtarësimit ka mbetur në vend për më shumë se një vit"- kështu shkruhet në një artikull të publikuar nga 'Reuters'.
Megjithatë sipas tyre, Franca shqetësohet se zgjerimi do të zbehte vendimmarrjen në BE dhe mund të inkurajonte partitë nacionaliste. Nisur kjo edhe nga deklarata e vetë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili këtë të hënë deklaroi se do të bllokojë çdo përpjekje për zgjerimin e Bashkimit Evropian, derisa ky i fundit të kalojë nëpër reforma të thella.
"Unë jam më shumë skeptik ndaj atyre që thonë se e ardhmja e Evropës qëndron në zgjerimin e mëtejshëm, kur nuk mund të gjejmë marrëveshje mes 28 shteteve. Unë jam këmbëngulës për faktin se do të refuzoj të gjitha format e zgjerimit para reformës së thellë në mënyrën se si funksionojmë në institucionalisht "-citohet Macron në shkrimin e 'Reuters'.
Kujtojmë se, Komisioni Evropian ka rekomanduar që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të hapin negociatat e anëtarësimit me BE-në. Por, Këshilli i ministrave BE-së, muajin e kaluar, e ka shtyrë marrjen e vendimit të tillë për në tetor.
Nga ana tjetër Ministri i Shtetit për Europën i Gjermanisë, Michael Roth mbështetës i hapjes së negociatave me vendin tonë dhe shtetin fqinj, mësohet se ka thënë për këtë agjenci se ata nuk mund të heqin dorë nga zgjerimi.
"Kjo nuk do të ishte në interesat gjermane dhe as evropiane"- mësohet të ketë thënë Roth.
Sipas kësaj agjencie, Shqipëria perceptohet si një nga vendet më të korruptuara të Evropës që nuk ka arritur të luftojë pastrimin e parave, dhe përballet me rezistencë të fortë nga shtetet e Evropës veriore.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri i Jashtëm Hasani pret homologun nga Polonia: Zgjerimi i BE, prioritet edhe i presidencës polake
19 Dhjetor 2024, 16:07
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel
18 Dhjetor 2024, 22:53
-
Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?
18 Dhjetor 2024, 20:44
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor 2024, 16:17
-
Dialogu/ Laçak flet pas takimeve në Bruksel: Të themelohet Asociacioni, Serbia të njohë simbolet e Kosovës
18 Dhjetor 2024, 11:20
-
Hapet gara për ndërtimin e hekurudhës Vorë - Hani i Hotit, Gonzato: Ndihmon lëvizjen ekologjike dhe zhvillon turizmin! Shqipëria po ecën me reformat, BE e mbështet
18 Dhjetor 2024, 10:49
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42
-
BE nis hetimin ndaj TikTok pas dyshimeve për ndërhyrje në zgjedhjet rumune
17 Dhjetor 2024, 17:56
-
BE i kërkon Kosovës kthimin e serbëve në institucione, masat hiqen kur të ndërmerren hapa për uljen e tensioneve në Veri
17 Dhjetor 2024, 17:07
Meta Macron Mona. Threesome!!!
PërgjigjuMonen e kam per vere hyp..