Eduart Torba, 49-vjeç, Ahmet Torba, 64-vjeç, dhe Lavrdim Kaleci, 53-vjeç, nën hetim pë rmos kallëzim krimi, janë arrestuar nga policia e Dibrës pasi akuzohen për vrasje me dashje në bashkëpunim të 60-vjeçarit Nuri Basha, në qershor të vitit të kaluar. Pas vrasjes, në pranga u vu Osman Torba, ndërsa 3 të arrestuarit e ditës së sotme u vunë asokohe nën hetim penal.
Ngjarja ndodhi më 26 qershor 2022 në lagjen “Kamen”, Peshkopi, pranë lokalit të shtetasit Lavdrim Kaleci, ku pas një konflikti për motive të dobëta Eduart Torba bashkë me Ahmet Torbën, Lavdrim Kalecin dhe Osmant Torbën rrahën brutalisht Nuri Bashën, 60-vjeç, i cili ndërroi jetë dy ditë më vonë në spital.
3 të arrestuarit thanë në polici se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale, sepse shtetasi Nuri Basha, 60 vjeç, duke zbritur nga automjeti i parkuar i Eduart Torbës, ishte rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ishte dëmtuar në kokë.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila ka caktuar për secilin nga këta shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U plagos gjatë përleshjes ku u vra Martin Cani, FSHF i ofron fizioterapi dhe trajtim të specializuar 14-vjeçarit: Do mbulohen të gjitha shpenzimet!
18 Dhjetor 2024, 09:57
-
Lufta/ Vrasja e gjeneralit të armëve bërthamore Kirillov, arrestohet 29-vjeçari uzbek, i dyshuar edhe një person i dytë! Moska: I rekrutuar nga Kievi!
18 Dhjetor 2024, 08:18
-
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra në Burrel
17 Dhjetor 2024, 18:05
-
Bulqizë/ Reshje të dendura shiu, bëhet e pakalueshme rruga që lidh dy lagjet e qytetit! Banorët heqin këpucët për të kaluar (VIDEO)
15 Dhjetor 2024, 11:51
-
Dibër/ Në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet 60-vjeçari me qëllim ekstradimin në Itali (EMRI)
13 Dhjetor 2024, 14:46
-
Të miturit që sulmojnë me thikë, 3 raste në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit
12 Dhjetor 2024, 16:57
-
Peshkopi/ Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 18-vjeçari (EMRI)
12 Dhjetor 2024, 09:30
-
Dibër/ Përshtatën ambientet e lokalit për shitje e përdorim kanabisi, arrestohen në flagrancë 2 persona
11 Dhjetor 2024, 09:50
-
Durrës, 33-vjeçari u gjet i vdekur në kanalin e ujërave të zeza, arrestohet pas 8 ditësh shoku! E hodhi nga ura dhe fshehu krimin: S'doja ta vrisja, më ngacmonte gruan! (EMRAT)
10 Dhjetor 2024, 19:41
-
Zgjedhjet 2025/ Rama çon Klosin drejtues politik në Dibër! Vëngu krah Çuçit në Vlorë! Porositë në mbledhjen e Kryesisë
9 Dhjetor 2024, 09:52
-
Dibër/ Kosova e kërkonte për dhunim, arrestohet për ekstradim 25-vjeçari! Gjykata e e Prizrenit kishte dhënë masën 'arest me burg'
8 Dhjetor 2024, 11:27
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor 2024, 15:48