Nisi 8 vite më parë të tymosë cigare hashashi e më pas përfundoi tek drogërat e forta si kokainë e heroinë. 39-vjeçari nga Korça, disa vite të jetës së tij i ka kaluar nëpër burgje pasi droga e çoi drejt vjedhjeve për mbjetesë. Në kushtet e anonimatit ai rrëfen për Report Tv sfidën e përditshme për të qëndruar larg heroinës. E gjejmë në qendrën Aksion Plus ku po trajtohet me metadon.
“Kam 8 vite që pi drogë, 3 vite që pi metadon. Droga më nxirrte nga vetja. Kam marrë heroinë kokainë, me gjilpëra kam përdorur shumë. Vij këtu çdo ditë për metadonin. Ndersa dy ditë e marr me vete në fundjavë. Ndjehemi më mirë se më qetëson, po të mos pi këtë (metadonin) çakërdisem. Kur s’marr ilaçin, atë do vete të bëj (heroinën). Jam më i qetë me ilaçin, kur s’marrin ilaçin kam kriza dhe do detyrohem të marr sërish atë (drogën)" tregon ai për Report Tv.
Numri i përdoruesve të drogës është rritur vit pas viti, tha me shqetësim infermierja e qendrës Aksion Plus. Aktualisht trajtohen me metadon 100 persona, kryesisht nga Korça por dhe bashkitë e tjerë të qarkut, si Pogradeci, Kolonja, Devolli e Maliqi. Metadoni është një trajtim që ndihmon përdoruesit e heroinës që duan të heqin dorë prej saj, duke u lehtësuar dhimbjet.
“Të kartelizuar janë 100 persona që marrin metadon Çdo ditë, ka persona që dalin nga linja jonë dhe rikthehen. Situata paraqitet alarmante sa vjen e përkeqësohet sepse ka persona të rinj që shtohen. Janë përdorur heroinë dhe vijnë për tu rehabilituar. Ka persona të rinj që kartelizohen për mua është shqetësuese. Ata që arrijnë të lënë heroinën dhe të marrin metadonin mund të integrohen në shoqëri” thotë Marinela Fustanja, Aksion +
Infermierja e ‘Aksion Plus’ thekson se rreth 10% e personave që trajtohen me metadon, janë infektuar me hepatit C, si pasojë e përdorimit të gjilpërave për përdorimin e heroines.
S.G/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korçë/ Shiste fishekzjarre kontrabandë, vihet nën hetim pronarja e subjektit (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 10:05
-
Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 09:18
-
Korçë/ Përfshihet nga flakët banesa, shkak një shkëndijë elektrike! Shkrumbohet nga zjarri edhe një shtëpi në Kolonjë! Shpëtojnë familjarët (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 09:13
-
Korçë/ Aksident pranë fshatit Libonik, mjeti del nga rruga dhe kthehet përmbys! Policia në vendngjarje
17 Dhjetor 2024, 20:32
-
Bëma nga Kategoria e Tretë, miqtë braktisin ndeshjen dhe gjithë ekipi ndëshkohet me karton të verdhë
15 Dhjetor 2024, 16:41
-
Mbeti i pa strehë pas zjarrit, Bashkia Korçë i shkon në ndihmë Ndreko Lakos pas apelit të Report Tv! Pritet rindërtimi i banesës
13 Dhjetor 2024, 20:51
-
Masakra e Dobraçit, ministri Hoxha: Shumë shpejt policia do dalë me emrat e personave të përfshirë në ngjarje
13 Dhjetor 2024, 16:28
-
Korçë, nëna denoncon zhdukjen e djalit 16 vjeçar, ishte në procedim penal për vjedhjen e një telefoni
13 Dhjetor 2024, 14:00
-
Peri këputet aty ku është më i hollë! Ndreko Lako në Korçë mbetet pa strehë pas zjarrit në banesë! Jeton i vetëm, gruaja i vdiq, djemtë në burg
12 Dhjetor 2024, 15:49
-
Korçë/ Goditen 5 raste të basteve online! Arrestohen dy persona, 1 në kërkim! 6 po hetohen në gjendje të lirë, mes tyre dy të mitur
12 Dhjetor 2024, 13:36
-
Zjarri përfshin një banesë në Korçë, shkak dyshohet shkëndija elektrike, flasin banorët: U frikësuam se u bë gjithë tym, një grua përfundoi në spital, u asfiksua nga tymi
11 Dhjetor 2024, 19:21
-
Pogradec/ Një person godet me kamion transformatorin e energjisë, mbi 200 familje pa drita
11 Dhjetor 2024, 18:43
/LILO/,nuk e ke sedren e semure,eshte ceshtje varesie.Dhe kur thua /nuk kam guxim t'i drejtohem askujt/,te kuptoj.Disa persona nuk duan /te hapen/se kane frike nga opinioni dhe paragjykimet,te tjeret thjesht nuk duan te pranojne qe kane varesi edhe pse jeta e tyre ka hyre ne vorbullen e te tatepjetes.Varesia nga droga nuk ndryshon nga ajo e duhanit dhe alkoolit,apo painkillers.Te keshilloj t'a fillosh nga vetja.Bej nje analize te vetes,si hyre ne kete rruge,pse,kush te futi,sa kohe ke qe po e perdor!Fakti qe po e pranon varesine dhe kerkon keshille d.m.th.qe je ne rruge te mbare.Vendimi per t'a lene drogen do te jete i veshtire dhe do te kesh shume rikthime,por ja vlen t'a provosh, gradualisht t'a pakesosh dhe te ngadalsosh marrjen e saj dhe t'i zgjatesh intervalet kohore te marrjes se dozave.Sic thote /POPULLI/ me poshte,qendro larg shoqerise perdoruese dhe kerko ndihme.Fillohe me familjen duke e diskutuar e pranuar problemin dhe kerkoju ndihme qe te perkrahin ne luften me varesine.Vazhdo me klinika e mjeke te specializuar per kete.Por mbi te gjitha,do te jete nje vendim qe duhet t'a marresh vete dhe per veten.Kam biseduar nje here me nje ish-perdorues droge qe kishte vite /i paster/ dhe kur e pyeta se si arriti,me tha se ju desh t'a merrte vendimin per t'a lene se kishte familje e femije per t'u kujdesur e rritur.Ai i kishte kaluar fazat e rikthimit me sukses,por i ishin dashur disa vite.Dhe juve ju uroj t'a merrni ate vendim me veten dhe mbi te gjitha te uroj te gjesh motivacionin per te ndermarre kete hap dhe te jeni i fokusuar ne te.Mbi te gjitha te uroj shendet e kurajo e nje Vit te Ri te sukseshem!
PërgjigjuKam nevoje per ndihme, per te len kokainen. Nuk kam guxim ti drejtohem askujt sepse kam seder te semur. Nuk esht jeta ime kjo. Ju lutem kush e lexon tme japi nje keshille
Përgjigju@Lilo askush perveç teje nuk mund te te nxjerr nga ky siklet qe ke.Mundohu ti reziztosh tundimit per ta perdorur kokainen dhe largohu nga ajo shoqeri me te cilen e perdor.Nese nuk mundesh ateher drejtohu nje qendre per ndihme sepse nuk eshte turp te kujdesesh per veten.Mos e ler sedren te te shkaterroj jeten,asnjehere seshte vone