TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për rrëmbimin e tre policëve në veri të Kosovës nga forcat serbe. Begaj e cilëson këtë një akt të rëndë provokativ, që sipas tij synon vetëm destabilizimin jo vetëm të Kosovës, por të gjithë rajonit. Në një postim në ‘Facebook’, Begaj i bën thirrje Serbisë që të lirojë menjëherë efektivët e Kosovës.
“Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit. E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve Serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme”, shkruan Begaj.
Kreu i shtetit, një thirrje e ka edhe për Kosovën që të mos bie pre e këtyre provokimeve, por të kontriubojë për uljen e tensioneve. Begaj kërkon që përmes ndërmjetësimit të SHBA dhe BE, palët të ulen në tavolinën e diskutimeve.
“Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me SHBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, shkruan Begaj.
Ky reagim i Begajt vjen një ditë pasi tre efektivë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe në veri. Kosova ka bërë thirrje për t’i liruar menjëherë, por sipas Serbisë ata janë arrestuar pasi janë gjetur duke patrulluar 1.8 km larg kufirit me veriun. Por, Kosova thotë se janë arrestuar brenda territorit të saj.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Mandarinat me pesticide, Kosova merr masat e para! Kontrolle në kufi dhe testim për çdo ngarkesë
19 Dhjetor 2024, 11:25
-
Vjosa Osmani e zemëruar me BE pas samitit të Ballkanit Perëndimor
19 Dhjetor 2024, 11:17
-
Dialogu/ Petkoviç: Komisioni i Përbashkët për personat e zhdukur nis punën në janar, Kosova s'do që të hapë arkivat e UÇK
19 Dhjetor 2024, 09:56
-
Organizata civile: Peticion për ndryshimin e emrit të Kosovës në Dardani
19 Dhjetor 2024, 09:45
-
Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia
18 Dhjetor 2024, 17:06
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi më 20 dhjetor në Prishtinë, axhenda! Nga Rama te Kurti, ja politikanët që do mbajnë fjalime
18 Dhjetor 2024, 17:03
-
Haxhi Shala dhe Sabit Jonuzi pranojnë fajësinë para gjykatës në Hagë
18 Dhjetor 2024, 15:58
-
Presidenti Begaj pret Këshillin e Diasporës: Vota e emigrantëve e rëndësishme, shteti duhet të mbrojë të drejtat tuaja!
18 Dhjetor 2024, 15:58
-
Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri
18 Dhjetor 2024, 13:36
-
Kryetari i Kuvendit të Kosovës bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës
18 Dhjetor 2024, 13:34
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata
18 Dhjetor 2024, 13:30
Cilit Bajram ti besojme se kemi 3 , Bajramin e madh, te voglin dhe Bajram Begajn.
PërgjigjuDiferenca e jashtezakonshme ne mes qendrimeve te presidentit Begaj dhe kryeministrit Rama lidhur me Kosoven dhe problematikat te vazhdueshme me Serbine ,per deri sa Rama flete fjalit dhe qendrimet e shkruara ne Beograd,z.Begaj eshte shume i sakte dhe tamam vellazeror lidhur me Kosoven ,nese Rama ka probleme me Kurtin..por qvar pati me Hotin,Haradinajne,Mustafen dhe per Ballkanin dhe me Thaqin..nje qendrim totalisht pro-serb,pro-rus dhe anti shqiptare i shokut Rama i cilli ne Peje para ca vite tha .."Kush i thote Hashim Thaqit tradhetar..eshte gomar"..ashtu flete nje kryeminister ne shtetin e huaj dhe ofendon 70% te kosovarve..tenton ndarjen e Kosoves,..
PërgjigjuBarjami sdi ku ka koken e vet i ziu…i ka ik gjithe stafi drejtues i presidences pa bere vitin akoma…shefi kabinetit, dy sekretar te pergjithshem, keshilltari ligjor, drejtora te pergjithshem. Duket sikur ka dicka qe nuk shkon atje brenda por nuk flasin me teper???
PërgjigjuTe dërgohet urgjentisht ushtria në Kosovë
PërgjigjuE nxore Kokèn o Bajram begu ????? Ku ishe fshyer ,O buburrec ?????? Apo nuk tè kishin dhènè lejen eprorèt té nxirje kokén ??????? Apo e kishe mendjen tek VJEDHJET dhe GRABITJET qè ju bère PRONAVE tè USHTRISÈ , O MAVRI i ZI me BOJÈ , qè e ke Vendin nè BURG !!!! President KUKULL dhe PLEHRÈ qè NUK mund tè PÈTFAQÈSOSH KURRÈ 7 MILION SHQIPTARÈ !!! SHQIPÈRISÈ i MUNGON ATDHETARI dhe PATRIOTI ALFRED MOJSIU ! RROFTÈ ALFRED MOJSIU ❤️ POSHTÉ HAJDUTI Bajram begu
PërgjigjuMirmgjesi zoti president ju doli gjumi? Si flejtet mbrem? Je nxituar pak me kte deklarate me mire te kishit fjetur edhe sot nsr dit e re kismet i ri. Apo mos ndoshta ishe duke dhene ndonje dekorat se pengjet u liruan.
Përgjigju