BULQIZË- Shefi i policisë Bashkiake në Bulqizë është dhunuar brutalisht nga 3 persona. Burime për Report Tv bën me dije ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, por policia nuk kishte bërë një reagim zyrtar. Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 3 autorët, Fadil Tërnova 45 vjeç, Denis Tërnova 18 vjeç dhe Elidon Karaj 25 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, ku sipas njoftimit të policisë janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte punonjësin e policisë me iniciale E.L., me detyrë shef i Policisë Bashkiakë të zonës për shkak të detyrës.
Një prej tyre, Fadil Tërnova ka qenë i dënuar për vrasjen e një biznesmeni në vitin 2013.
Kush është Fadil Tërnova:
Fadil Tërnova është person me rrezikshmëri të theksuar kriminale, i dënuar për vrasjen e biznesmenit të koromit Shefqet Shehu, në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës, i arrestuar e dënuar më parë për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", si dhe i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale kundër personit si "Përndjekja", "Kanosja", “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik’’ dhe “Shkatërrim i pronës’’.
Gjithashtu dyshohet se është organizator dhe autor kryesor për disa raste të ndodhura më parë për “Shtrëngim për dhënie pasurie”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme. Forcat RENEA e arrestuan në 20 korrik të 2020-s.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra në Burrel
17 Dhjetor 2024, 18:05
-
Bulqizë/ Reshje të dendura shiu, bëhet e pakalueshme rruga që lidh dy lagjet e qytetit! Banorët heqin këpucët për të kaluar (VIDEO)
15 Dhjetor 2024, 11:51
-
Dibër/ Në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet 60-vjeçari me qëllim ekstradimin në Itali (EMRI)
13 Dhjetor 2024, 14:46
-
Të miturit që sulmojnë me thikë, 3 raste në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit
12 Dhjetor 2024, 16:57
-
Peshkopi/ Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 18-vjeçari (EMRI)
12 Dhjetor 2024, 09:30
-
Dibër/ Përshtatën ambientet e lokalit për shitje e përdorim kanabisi, arrestohen në flagrancë 2 persona
11 Dhjetor 2024, 09:50
-
Zgjedhjet 2025/ Rama çon Klosin drejtues politik në Dibër! Vëngu krah Çuçit në Vlorë! Porositë në mbledhjen e Kryesisë
9 Dhjetor 2024, 09:52
-
Dibër/ Kosova e kërkonte për dhunim, arrestohet për ekstradim 25-vjeçari! Gjykata e e Prizrenit kishte dhënë masën 'arest me burg'
8 Dhjetor 2024, 11:27
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor 2024, 15:48
-
Makina merr flakë në Bypassin e Murrizit nga mbinxehja! Policia dhe zjarrfikësit në vendngjarje
5 Dhjetor 2024, 15:52
-
Reshjet e dendura të dëborës në Rrugën e Kombit dhe Bulqizë, policia apel shoferëve: Pajisuni me zinxhirë dhe goma dimërore, asnjë aks rrugor i bllokuar
30 Nëntor 2024, 16:30
-
Turizmi i bardhë, nis sezoni i skive në Dardhë të Korçës! Lëvizja e mjeteve vetëm me goma dimërore! Reshjet e dëborës në 'Rugën e Kombit', policia apelon: Pajisuni me zinxhirë
30 Nëntor 2024, 08:59
Oooeeiii i denuar me vrasje dhe gjera te tjera penale dhe i lirë. Po mos te ishte i lirë, por në burg dhe me denimin e merituar, nuk po them te perjetshem se nuk i di rrethanat,ky krim nuk do te kishte ndodhur.Mosndeshkimi po shkaterron kete vend
Përgjigju2013 i denuar per vrasje,nje rezyme te tere me //arritje e vleresime// dhe 10 vjet me vone livadhis i lire si hajdut xhepash i rendomte e ben te fortin?! Kush e liroi,si dhe pse?
PërgjigjuPolici rilindase, 900% e ka pas hallal dajakun
PërgjigjuTi nuk han asnjèherè mut kot. Edhe kur han, prap ke 900% tè drejtè. Ik more zvarranik analfabet funksional.
Per vrasje ne 2013 dhe eshte jashte ky cubi? A eshte sjelle mire ne burg ?
PërgjigjuShpellaret nuk pyesin per shtetin keta duan Enverin qe i rripte te gjalle.
PërgjigjuEnveri nuk vjen ma se ashtu ka i muhabet por une po erdha ne pushtet prap ua hap sumen me liber shpie ne stil shpellari.
Ju ... ternives enverit dhe patronazhistave
U martonte mamin e i thonin Baba.