Shpenzimet e familjeve për konsum në vitin e kaluar u rritën me 1.5% dhe peshën më të madhe vijon ta mbajnë shpenzimet për ushqime.
Sipas të dhënave të INSTAT shpenzimet mesatare mujore të familjeve në vitin e kaluar ishin 530,5 milionë euro, nga të cilat 41.6% ose 220,7 milionë euro ishin vetëm për ushqime dhe pije joalkoolike, me rritje krahasuar me 2019, për shkak të shtrenjtimit të shumë produkteve në karantinë.
Eksperti për çështjet e bujqësisë Ilir Pilku thotë se mungesa e masave rimbursuese në vitin e kaluar, po rrit kostot dhe çmimet për qytetarët këtë vit.
“Pandemitë nuk kanë ndodhur në 2019 për herë të parë por kanë ndodhur prej 100 vjetësh dhe situata pas pandemisë është më e rëndësishme për të vendosur fokusin e mbështetjes dhe të politikave bujqësore, kryesisht duhet të ishte subvencionimi i grurit, i misrit që janë produktet e shportës. Flasim për ndërtimin e një shporte që bazën e ka hekur ka rritje të kostos, nëse shlyerja e investimit bëhej për 6-7 vite tashmë duhen 8-9 vite sepse janë rritur kostot”, pohon Pilku.
Sipas INSTAT, nëngrupet që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim janë “mish dhe nënprodukte” me 23,7 %, “perimet” me 16,8 %, “qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë” me 13,8 %, ndjekur nga “frutat” me 9,6 %. Ndërkohë shtrenjtimi i ushqimeve vijon edhe këtë vit i përqendruar tek shporta e konsumit, si buka, frutat e perimet.
Në vitin e kaluar janë rritur po ashtu shpenzimet për shëndet, si pasojë e COVID-19, dhe sipas INSTAT ka pasur një bum kërkese për vitamina.
Shpenzimet e bëra në grupin “Shëndet” në vitin 2020 kanë pësuar rritjen më të lartë prej 28%, krahasuar me vitin e kaluar, si rezultat i rritjes më të madhe të shpenzimeve për nëngrupin “vitamina”, thuhet në raportin e INSTAT.
Ndërsa sa i takon Argëtimit e kulturës, si dhe të veshjeve e këpucëve shpenzimet janë reduktuar me 26% dhe 9.7%.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
2024-a 'bilanc' negativ/ 1 në 4 biznese nëndeklaruan pagat! Gjysma e të punësuarve marrin deri në 2300 lekë në ditë
17 Dhjetor 2024, 16:05
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor 2024, 20:29
-
Rritja e çmimeve, ekspertja në Report Tv: Produktet bujqësore 11 herë më shtrenjtë se inflacioni! Po prodhojmë pak qumësht, rrushi është bërë luks
10 Dhjetor 2024, 13:36
-
Në vitin 2025 do të shpenzohen mbi 8 mln euro për mbetjet! Bashkia Durrës do marrë 2.5 mln euro për trajtimin e tyre
9 Dhjetor 2024, 18:39
-
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
29 Nëntor 2024, 08:07
-
Shumë të ardhura pak shpenzime! Suficiti arrin në 720 mln euro, në 10 muaj u mblodhën 5.8 mld euro! U shpenzuan 5.1 mld euro
26 Nëntor 2024, 16:22
-
Shtohen të huajt në shtator, shqiptarët nuk po bëjnë më pushime! Ja shifrat e INSTAT
23 Nëntor 2024, 07:52
-
Thellohet rënia/ Eksportet e mallrave tkurren me 530 mln euro nga janari në tetor!
18 Nëntor 2024, 14:09
-
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku: Tre arsyet pse produktet ushqimore në Shqipëri janë më të shtrenjta krahasuar me vendet e BE-së
10 Nëntor 2024, 13:00
-
Inflacioni ‘ngec’ në 1.9% aq sa ishte dhe në shtator, por shtrenjtimi i ushqimeve nuk ndalon! Çmimet e zarzavateve edhe më të kripura sesa vjet
8 Nëntor 2024, 16:53
-
Censi 2023/ Tirana ka 598,176 banorë, rritet ndjeshëm popullsia në bashkitë me minoritet grek
1 Nëntor 2024, 10:18
-
ANALIZA e shifrave mbi nëndeklarimin/ Informaliteti në paga, një pjesë në dorë e tjetrën në bankë ‘krim ekonomik’ në kurriz të punonjësve
24 Tetor 2024, 16:47