Besimi në ekonominë e vendit vijon të rritet për të 7 muaj radhazi, duke dëshmuar se situata ekonomike po shkon drejt përmirësimit. Sipas Bankës së Shqipërisë në qershor treguesi i ndjesisë ekonomike është rritur me 1.6% krahasuar me muajin maj, ndërkohë që është 5.7% mbi mesataren historike të vendit.
“Dinamika pozitive e TNE-së në muajin qershor u përcaktua kryesisht nga rritja e besimit në sektorët e shërbimeve dhe të tregtisë. Gjithashtu, besimi konsumator u përmirësua por në një masë më të vogël. Nga ana tjetër, besimi në sektorin e industrisë shënoi rënie, ndërsa besimi në sektorin e ndërtimit mbeti në nivel të përafërt me vlerat e muajit të kaluar”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.
Konkretisht sipas raportit besimi në sektorin e industrisë është ulur me 2.1% për shkak se është tkurrur prodhimi aktual si dhe janë në rënie edhe kontratat për eksportet. Por nga ana tjetër është përmirësuar gjendja financiare e këtyre bizneseve.
Ndërsa sektori i ndërtimit, i cili ka pasur kontributin kryesor në rritjen ekonomike, në qershor, nuk ka pasuar zhvillimin e muajve të kaluar. Sipas raportit në muajin e kaluar këto biznese raportojnë për ulje të aktivitetit të tyre edhe pse kontratat janë rritur.
Rritja më e madhe e besimit është regjistruar në sektorin e shërbimeve me 4.1%, krahasuar me muajin maj duke qëndruar mbi mesataren historike. Në këtë rritje ndikim kanë dhënë lëvizjet për qëllime turistike pasi është rritur kërkesa për shërbim, shfrytëzimi i kapaciteteve si dhe gjendja financiare e tyre.
Ecuria aktuale e biznesit e përmirësuar dhe rritja e punësimit kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e besimit në tregti. Ndërsa tek konsumatorët në rritjen e besimit ka dhënë ndikim pritja pozitive për situatën e përgjithshme ekonomike në të ardhmen, shoqëruar nga përmirësime të lehta për situatën e tyre financiare si dhe pritjet për blerjet në shuma të mëdha.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BSH, 3 çmimet për diplomat më të mira ekonomike! Sejko: Rënia e inflacionit uli kostot për familjet e bizneset
16 Dhjetor 2024, 17:28
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor 2024, 14:43
-
Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës
16 Dhjetor 2024, 14:42
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor 2024, 20:29
-
Më shumë emigrantë dhe familje më në vështirësi në Shqipëri, në 9 muaj 772 mln € erdhën si remitanca
12 Dhjetor 2024, 17:02
-
Shqipëria 1.1 mld € investime të huaja në 9 muaj, preferohen pasuritë e paluajtshme! 56 mln € më shumë krahasuar me 2023
12 Dhjetor 2024, 16:02
-
Shqipëria rekord të ardhurash prej 3.9 mld euro nga turizmi, për 9 muaj fitoi 640 mln € më shumë se në 2023
11 Dhjetor 2024, 16:07
-
Shpërblimi i pranverës sa i këtij fundviti? Vendimi merret këtë muaj, do jetë mbi 5 mijë lekë
11 Dhjetor 2024, 15:32
-
‘Shkrihet’ Drejtoria, 2 ‘SH.A’ për Hekurudhën shqiptare! Transporti i pasagjerëve në duart e privatit, PD: Punonjësit po paguhen kot (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 17:50
-
Borxhi publik i Shqipërisë më 2025 do arrijë në 14,5 miliardë euro! Në fillim të vitit pritet emetimi i Eurobondit prej 650 mln euro
9 Dhjetor 2024, 17:56
-
Si do jetë gjendja financiare e familjeve në 2025-ën? Qeveria parashikon rënie papunësie, rroga më të larta dhe të ardhura për frymë mbi 10 mijë euro
7 Dhjetor 2024, 17:50
-
FMN apel Bankës Qendrore: Kujdes me kreditimin e pasurive të paluajtshme! Eksperti: Krizat më të mëdha nisin nga ‘flluskat’ në këtë sektor
7 Dhjetor 2024, 16:19