Me vendimin e qeverisë, prej 1 korrikut punonjësit e sektorit shtetëror do kenë rritje page. Për mësuesit paga mesatare do të shkojë në 950 euro. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video të mësuesve të cilët shprehin vlerësimin për rritjen e pagave.
Sipas tyre më në fund figura e mësuesit po vlerësohet siç duhet dhe se kjo pagë vendos në vend dinjitetin e tyre.
“Ky është një lajm i gëzueshëm, për mua, gjithë kolegët, sepse kthehet në një vlerësim të madh për figurën e mësuesit, për punën tonë.
Më në fund mësuesit po vlerësohen siç duhet.
Ky është viti i parë i punës për mua dhe kjo rritje rroge është stimul për të ecur para.
U vendos më në fund dinjiteti i mësuesit”, shprehen mësuesit.
Ndërkohë, kreu i qeverisë shkruan se më e mira është ende para.
“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë që falë një rruge të mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore të këtij vendi që e morëm në dorë copë e çikë, e çuam pagën mesatare të mësuesve në 950 EURO në muaj, si edhe me bindjen se më e mira është ende përpara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Me këtë rritje pagash të miratuar më 26 qershor 2024 paga mesatare në sektorin shtetëror arrin në 105 mijë lekë. Për këtë rritje të pagave, që është e fundit e reformës së ndërmarrë nga qeveria në vitin e kaluar, vetëm për periudhën korrik-dhjetor 2022 nga buxheti i shtetit do të shpenzohen afro 108 milionë euro për rritjen e pagave. Fatura do të rritet më tej në vitin e ardhshëm pasi për të mbajtur këtë nivel të ri pagash nga buxheti i shtetit do të shpenzohen afro 390 milionë euro.
Paralelisht me këtë rritje, prej 1 janarit 2026, të gjitha pagat e sektorit shtetëror do të indeksohen me normën e inflacionit. Indeksimi i rrogave të administratës do të bëhet një herë në dy vite.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: Vota e diasporës premtim i realizuar, shërbimet do i ofrojmë me Inteligjencë Artificiale! Marrëveshja me Greqinë për pensionet e vështirë
19 Dhjetor 2024, 10:07
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
Fatos Çoçoli: Viti i pagave dhe pensioneve
18 Dhjetor 2024, 13:49
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor 2024, 17:42
Po 7 mije euro qe paguhen per tu futur ne pune nese nuk je patronazhist?
PërgjigjuKokoshi nje thele me taksa. Rritje ka kesaj radhe, po eshte akoma shume larg nje page dinjitoze. Thjesht indeksim kane marre.
PërgjigjuO Krye M. na thuj kte pagën mesatare si e llogarit ti?? Bruto apo Neto? Deri më tani që pre zgjedhjeve administrative asnji lek shtes nuk kan mar. Kte premtim bone vjet dhe vetëm 1 herë na dhe 2000 lek shtesë
PërgjigjuRit kot pagat riten dyfish cmimet po me keq eshte, do i bjer vlera lekut do behet si lira turke.
PërgjigjuKeto shqafjet me te rroje partia dhe xhaxhi Rama jane neveri. Por mesusit e meritojne rrogen e ngritur. Edhe me shume tu rritet rroga se kane pergjegjsi te madhe.
Përgjigjunormal qe u rrit paga sepse ska me nxenes vitin tjeter gjysma do rri ne shtepi
PërgjigjuPo cmimet sa do rriten?
PërgjigjuPo pse mor vellezer e motra, edhe kur behet nje veprim kaq i mire, jeni gati ta peshtyni...mesa duket nuk meritoni asigjo se nuk vleresoni asigjo, vec ato pitet poshte dritares se babes.