Amortizimi i rrugës që lidh katër fshatrat Kakaç, Çaushli, Shqitas dhe Prenisht me Maliqin, ka bërë që banorët të dalin në një protestë mëngjesin e kësaj të marte.
Ata thonë se kjo situatë ju ka sjellë shumë vështirësi në lëvizje atyre dhe fëmijëve që duhet të frekuentojnë shkollën, sidomos gjatë stinës së dimrit ku balta e gropat janë gjithandej.
"Kemi 30 vjet që endemi për baltën. Nuk dalim dot as me makinë. Duhen çizme. Fëmijët vijnë në këmbë. 1 km larg nëpër baltë. Është skandaloze", tregoi një protestues.
"Do dalin dhe fëmijët nga shkolla e do bëhen pis", tha një tjetër.
"Të na bëhet rruga. Vetëm kaq kërkojmë. Nuk kalojmë dot", u shpreh një banor i zonës.
"Rruga në këtë gjendje ka ardhur se janë çarë tubat. njëherë janë vënë ujërat e zeza, njëherë të bardhat", tha një protestues.
Nëse nuk merren masa, qytetarët paralajmërojnë se ata do te përshkallëzojnë protestën duke bllokuar edhe aksin nacional Korçë-Pogradec.
"Unë nga sot nuk do ta ndal protestën. Do mbush qeset me baltë dhe do të jua dërgoj kryetarëve në zyrë që të shohin se si jetojmë ne", tha një tjetër.
"Nesër do dhe pasnesër do të marrim leje për protestë dhe do bllokojmë rrugën kryesore", përfundoi një protestues.
Rruga prej 2 kilometër ju shërben më shumë se 2 mijë banorëve.
E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rruga nacionale Rrëshen-Burrel e pakalueshme nga gropat dhe rrëshqitjet e tokës, nuk mirëmbahet nga ARRSH-ja! Kryebashkiaku: Kërkojmë investim nga Qeveria
17 Dhjetor 2024, 14:41
-
Serbi/ Vuçiç në ditë të vështira, mijëra studentë protestojnë kundër qeverisë në Beograd
13 Dhjetor 2024, 08:19
-
Pas akuzave se veprimet e tyre financoheshin nga Perëndimi, Vuçiç pajtohet me kërkesat e protestuesve pas disa javësh trazira
12 Dhjetor 2024, 13:20
-
Pensionistët protestë te Kryeministria, kërkojnë përcaktimin e minimumit jetik dhe rritjen e pensioneve
11 Dhjetor 2024, 11:19
-
Qindra njerëz protestojnë kundër ndotjes së ajrit në Shkup
10 Dhjetor 2024, 22:35
-
Report Tv sjell pamjet me dron, një grusht militantësh në protestën e PL para SPAK
6 Dhjetor 2024, 13:24
-
I dënuar me 7 vite burg për pjesëmarrje në grup kriminal që shiste drogë, arrestohet 54-vjeçari në Maliq (EMRI)
6 Dhjetor 2024, 10:43
-
Punonjësit e pastrimit në Gjirokastër protestë para Bashkisë: Duam rritjen e pagave, na është premtuar prej një viti! Presion se do na heqin nga puna
6 Dhjetor 2024, 10:05
-
Aksident në aksin Korçë-Maliq/ Drejtuesi humb kontrollin e automjetit përplaset me murin
5 Dhjetor 2024, 15:14
-
Korçë/ Kishte humbur kontaktet me familjarët, 45- vjeçari gjendet i pajetë në mjetin e tij
4 Dhjetor 2024, 16:53
-
Asnjë emigrant në Gjadër, aktivistët zhvendosin protestën te Kryeministria: Marrëveshja me Italinë ilegale
2 Dhjetor 2024, 13:22
-
Kampi i Gjadrit i boshatisur nga emigrantët, protesta e ‘vonuar’ e aktivistëve: Marrëveshje ilegale! Nuk është Europa e Ramës dhe Melonit (VIDEO)
1 Dhjetor 2024, 12:55
Kjo duket nje rruge e vogel fshati,nuk besoj te investohet per te,por ju te gjithe qe dilni aty,me duar ne xhepa,makina keni dhe sikur secili te shkoje te mbushe nje thes me zhavor ne ane te Devollit dhe ta derdhe e ta ngjeshe ne rrugen e prishur, mund ta permiresoje shume gjendjen e saj.Sic mblidheni per protesta,mblidhuni dhe per nje aksion te perbashket qe t'a fiksoni pak.
PërgjigjuDo ju bëjmë aeroportin në Korçe pastaj rruget ? RRINI urte deri në 2030 lol
PërgjigjuBEJENI VETE ,,SE QEVERIA E KA MENDJEN TE VJEDHE ,,,NUK E KA NE MEND TE BEJE RRUGE PER JU....
PërgjigjuMos u merzisni se do tja regulloje Rama rrugen kur te qethen vicat mbas votimeve RAMA IK RAMAIK
PërgjigjuShume e drejte qe keni 30 vjet qe ecni mes baltes por a ju bie nder mend qe keni nje kryetar bashkie qe e keni 20 vjet edhe eshte bere si Enveri I dikurshem. Ju ishit ata qe nga faturino autobuzi e bete kryetar bashkie. Ju ishit ata qe kenaqeshit me nje thes mjell per votime. E mbaj mend Gezim Topciun faturino me nje kemishe zgjyre e gjysem te futur ne pantallona.
Përgjigju