Atentat në Moskë, vritet gjenerali Kirillov dhe asistenti i tij! Ishte ngarkuar me ruajtjen e armëve bërthamore! Shpërthimi me 300 gr eksploziv pranë Kremlinit! Kievi pranon autorësinë - Shqiptarja.com

Atentat në Moskë, vritet gjenerali Kirillov dhe asistenti i tij! Ishte ngarkuar me ruajtjen e armëve bërthamore! Shpërthimi me 300 gr eksploziv pranë Kremlinit! Kievi pranon autorësinë

Moskë- Pas ‘trurit’ të raketave bërthamore të Vladimir Putin, vritet edhe një gjeneral i lartë i ushtrisë ruse që ishte ngarkuar me ruajtjen e tyre, në një atentat të dukshëm të organizuar.

Dy persona u njoftua se humbën jetën në një shpërthim që ndodhi të martën në mëngjes (17 Dhjetor), pranë një ndërtese banimi në juglindje të Moskës.

Kështu thuhet në një deklaratë Komiteti Hetues i kryeqytetit rus. Viktimat janë gjenerali Igor Kirillov dhe një tjetër, që besohet se është asistenti apo truproja e tij. Shkaku i shpërthimit me sa duket ishte një bombë e bërë vetë, e vendosur në një skuter elektrik të parkuar pranë ndërtesës, shkruan “La Repubblica”.

"Igor Kirillov, kreu i forcave të mbrojtjes nga rrezatimi, kimike dhe biologjike të forcave të armatosura të Federatës Ruse, dhe ndihmësi i tij u vranë," tha komiteti hetimor.

Gjenerali rus sipas Reuters, ishte ‘i ngarkuar me forcat e mbrojtjes bërthamore në Moskë’.

Gjenerallejtënant Igor Kirillov, i cili është shefi i Trupave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë, u vra jashtë një ndërtese apartamentesh rreth 7 km (4 milje) në juglindje të Kremlinit.

Informacionet janë paraprake dhe detajet mbeten të rezervuara në lidhje me autorët e mundshëm.

“Po hetohen rrethanat e aksidentit”, shtoi komisioni hetimor.

Fotografitë e postuara në kanalet ruse të Telegramit treguan një hyrje të thyer në një ndërtesë të mbushur me rrënoja dhe dy trupa të shtrirë në borën e njollosur me gjak.

Trupat ruse të mbrojtjes radioaktive, kimike dhe biologjike, të njohura si RKhBZ, janë forca speciale që veprojnë në kushte të kontaminimit radioaktiv, kimik dhe biologjik.

Më 13 Dhjetor u njoftua se u vra edhe Mikhail Shatsky, i cili thuhet se ka mbikëqyrur modernizimin e raketave Kh-59 dhe Kh-69 të përdorura nga Rusia kundër Ukrainës. Ai u qëllua për vdekje pranë shtëpisë së tij, në një pyll në rajonin e Moskës, rreth 13 kilometra larg nga Kremlini dhe pas ngjarjes dyshohet se qëndrojnë forcat e spiunazhit ukrainas.

Igor Kirillov ishte 54 vjeç, shërbente në forcat e armatosura që nga vitet e fundit të epokës sovjetike. Në vitin 2017 ai u emërua në krye të Trupave të Mbrojtjes Bërthamore Biologjike dhe Kimike të Rusisë. Për rolin e tij në luftën në Ukrainë, ai i ishte nënshtruar sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja.

Dëshmitarët thanë se kujtuan se ishte copë e madhe betoni që u shemb e jo shpërthim. Motori besohet se kishte 300 gramë eksploziv që u aktivizua nga distanca me telekomandë dhe Kiriollov u hodh në erë kur doli nga rezidenca dhe po i afrohej makinës bashkë me viktimën e dytë, që besohet se është asistenti apo truproja e tij.

Autorët kanë pasur pamje të qartë të skenës së krimit dhe mendohet se kanë qenë afër.

Kurse në front numri i viktimave shtohet. Ministri rus i Mbrojtjes deklaroi se që nga fillimi i konfliktit, forcat ukrainase kanë pasur "pothuajse një milion" të vdekur dhe të plagosur, nga të cilët "mbi 560,000" vetëm në vitin 2024.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
NULL
Ora 17:50
Kievi pranon autorësinë e vrasjes së gjeneralit Kirollov me eksploziv, Rusia paralajmëron hakmarrje

1734454367_g46cd07oigorkirillov625x3001.jpg

Igor Kirollov

Një gjeneral i lartë rus është vrarë në një shpërthim në Moskë, ka thënë komiteti hetimor i vendit. 

Gjenerali Igor Kirillov u vra jashtë një ndërtese apartamentesh në Ryazansky Prospekt, e cila fillon 7 km (4.35 milje) në jug-lindje të Kremlinit. Shpërthimi u shkaktua nga një pajisje e fshehur brenda një skuteri elektrik, sipas komitetit. Pas sulmit, sipas The Guardian, Kievi ka marrë përsipër përgjegjësinë e vrasjes së tij.

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha të martën se udhëheqja ukrainase do të përballet me një hakmarrje të afërt për vrasjen e një gjenerali të lartë rus, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.

NULL
Ora 15:57
Atentati në Moskë/ Vrasja e gjeneralit rus dhe asistentit të tij, momenti i shpërthimit të eksplozivit të fshehur në skuterin elektrik (VIDEO)

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet nga momenti i vrasjes së gjeneralit Igor Kirillov, me anë të një shpërthimi të telekomanduar të një sasie eksplozivi të fshehur në një skuter elektrik.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë në zonë, Kirillov dhe shoferi i tij shihen duke dalë nga hyrja e një pallati në orët e para të së martës. Pak sekonda pasi dalin nga hyrja e pallatit skuteri shpërthen, duke i vrarë.

NULL
Ora 10:26
Atentati në Moskë/ Trupat e shtrirë mbi borë, ja si u vranë gjenerali i armëve bërthamore Kirillov dhe asistenti: Skuter me 300 gr eksploziv të telekomanduar!

Trupat e viktimave mbi borë, pas atentatit me bombë të telekomanduar në Moskë

Gjenerali Igor Kirillov, 54 vjeç dhe shoqëruesi apo asistenti i tij, të ngarkuar për ruajtjen e armëve bërthamore ruse, sipas agjencisë shtetërore ruse Tass, u vra rreth orës 07:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale, nga një bombë e fshehur në një skuter elektrik ose një motoçikletë të parkuar pranë hyrjes së rezidencës së tij.

Gjenerali po dilte nga shtëpia për të shkuar në zyrën e tij në Ministrinë e Mbrojtjes, i shoqëruar nga një asistent ose truproje, kur bomba u ndez nga distanca dhe shpërthimi i vrau në çast.

Imazhet e postuara në rrjetin social Telegram dhe platforma të tjera dixhitale tregojnë dy trupa me fytyrë poshtë në asfalt, njëri prej të cilëve është i mbuluar me gjak. Dera e ndërtesës duket e dëmtuar rëndë dhe disa xhama janë thyer.

Tass vlerëson se pajisja ishte e barabartë me 300 gram eksploziv. Sipas vlerësimeve të OKB-së, që një sasi e ngjashme TNT (trinitrotoluen) të shkaktojë vdekjen, duhet të shpërthejë rreth një metër e gjysmë larg një personi. Kjo do të thotë se skuteri ishte shumë afër hyrjes së shtëpisë së gjeneralit, i parkuar në mënyrë të tillë që ta detyronte të kalonte pranë saj për të shkuar te makina e tij.

Kjo do të thotë gjithashtu se sulmuesit ndoshta kanë qenë në vend, ose kanë pasur pamje të drejtpërdrejtë të rrugës, në mënyrë që të mund të aktivizojnë mjetin shpërthyes pikërisht në momentin kur Kirillov ka kaluar pranë, me telekomandë apo celular.

Dëshmitarët thanë se kujtuan se ishte një copë e madhe betoni që ra.

“Në fillim mendova se një copë e madhe betoni kishte rënë në tokë në një kantier ndërtimi, por ishte shumë e fortë për të lidhur me ndërtimin e ndërtesave. Ishte e frikshme”, tha një grua.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Terroristi: 17/12/2024 10:37

    Do ta haj te semes zeleshi se ne vend qe te ulet per paqe po i ndez me keq gjakrat cifuti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit