Dëbimi i diplomatit rus nga Shqipëria më 21 janar për mosrespektimin e masave antiCOVID, ka bërë që Rusia të kundërpërgjigjet duke shpallur si " persona Non- grata" sekretaren e ambasadës shqiptare në Rusi, Jonida Drogun.
Rusia ka dëbuar diplomaten shqiptar në një lëvizje ‘tit-for-tat’, term i cili përdoret në diplomaci për të nënkuptuar reagimin e njërës palë nga veprimi i palës tjetër, tha Ministria e Jashtme ruse. Ministria e Jashtme ruse tha se diplomates shqiptare i është dhënë një afat prej 72 orësh për t'u larguar nga vendi. Vendimi është bërë i ditur pas takimit të mbajtur gjatë ditës së sotme në Ministrinë e Jashtme ruse me ambasadorin shqiptar Arben Gazioni.
Marrëdhëniet diplomatike mes Rusisë dhe Shqipërisë u tensionuan dukshëm pas dëbimit të diplomatit rus në 21 janar për shkelje të rregullave anti-COVID, vendim që u konsiderua si justifikim nga pala ruse. Moska kishte deklaruar më parë se do t'i përgjigjej "lëvizjes jo-miqësore", të cilën e sheh si një provokim që synon të dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve. Para dëbimit të 21 Janarit, edhe në vitin 2018 Shqipëria kishte dëbuar dy diplomatë rusë. Në atë kohë ishte thënë se aktivitetet e tyre nuk ishin në përputhje me statusin e tyre diplomatik.
Tirana dhe Moska rivendosën raportet diplomatike më 1991, 30 vjet pasi regjimi komunist i Shqipërisë kishte prishur lidhjet e ngushta që kishte me Rusinë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Putin i drejtohet kombit: Gati për një ‘duel’ raketor me SHBA-në
19 Dhjetor 2024, 13:20
-
Greqi/ Çmontohet organizata shqiptare e vjedhjes së makinave luksoze! I sillnin me targa false në vendin tonë, drejtuesi shqiptar u plagos (FOTO+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 12:18
-
SHBA i kërkon Europës t'i japë fund varësisë energjetike nga Rusia
18 Dhjetor 2024, 19:41
-
Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump
18 Dhjetor 2024, 17:12
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi më 20 dhjetor në Prishtinë, axhenda! Nga Rama te Kurti, ja politikanët që do mbajnë fjalime
18 Dhjetor 2024, 17:03
-
Medvedev kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjeneralit rus
18 Dhjetor 2024, 16:43
-
Ja si u arratis Assad nga Siria! Nga përdorimi i 2 avionëve tek ndihma e Turqisë
18 Dhjetor 2024, 16:21
-
Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit
18 Dhjetor 2024, 15:42
-
Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si i bëri Policia blerjet me agjentë të infiltruar dhe roli i taksistit
18 Dhjetor 2024, 13:09
-
Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Sekuestrohen 25 mln euro kriptovalutë! Anëtari i ‘Çopjave’ u pastronte paratë e drogës
18 Dhjetor 2024, 11:40
-
Lufta/ Vrasja e gjeneralit të armëve bërthamore Kirillov, arrestohet 29-vjeçari uzbek, i dyshuar edhe një person i dytë! Moska: I rekrutuar nga Kievi!
18 Dhjetor 2024, 08:18
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50
Po hajt se ska gje,me ket rast ushqehen mediat me artikuj dhe debate,neser pas neser pajtohen prap.Shifni jetet e vogla te juajat vllezer dhe motra se ktyre te medhenjve i ka dhen mundesin shejtani qe te bejn lloj lloj lojnash
PërgjigjuSe mos ka ndonje impakt largimi ose jo i diplomateve shqiptare. Ata thjesht vrasin kohen, zhvasin leket e taksapaguesve dhe bejne ndonje korrupsion te vogel. Si gjithe nepunesit e tjere ne diplomaci
Përgjigjuo KryeTrapminister;Pse e krruan DHE me Rusin?Me Rusin duhet te kemi maredhenie te mira se eshte shtet qe po ndihmon vendet e varfera me vaksin dhe jo USA dhe Evropa qe po mendojne vetem per vete!
PërgjigjuMos more cna paskan bere na lan pa buke
PërgjigjuPo me ruset cpate. Ata i kemi miq. A e di ti zoti kryeminister dhe I nderuar ambasador ne mosk sa student shqiptar studiojne ne rusi?!une them jo se po ta dije nuk do e krruaje le qe ku doni ta dini ju se ku jane shqiptaret Vetem shtet sdime te bejme ne shqiptaret Per shqiptaret
PërgjigjuPersonalisht besoj qe duhet te kemi mardhenie te mir me Rusin. E rendsishme eshte Shqipria te shikoj interesat e saj personale.
Përgjigju