Një raketë ruse ka lëshuar me sukses një satelit iranian në Hapësirë. Ky lajm vjen teksa Moska dhe Teherani synojnë të krijojnë lidhje më të forta, meqë përballen me sanksione të Perëndimit. Sateliti "Khayyam" është lansuar përmes raketës ruse Soyuz nga stacioni rus Baikonur në Kazakistan, ka thënë të martën Agjencia ruse e Hapësirës, Roskosmos.
Teherani ka hedhur poshtë pretendimet se sateliti mund të përdoret nga Moska për të rritur kapacitetet e inteligjencës për Ukrainën, duke thënë se Irani do të ketë kontroll të plotë të satelitit “nga dita e parë”. E përditshmja amerikan, Washington Post, ka raportuar javën e kaluar se zyrtarët amerikanë janë të shqetësuar për bashkëpunimin hapësinor në mes të Rusisë dhe Iranit. Sipas tyre, sateliti jo vetëm që do t’i ndihmojë Rusisë në Ukrainë, por edhe do t’i ofrojë Iranit “kapacitete të pashembullta”, për të vëzhguar shënjestrat potenciale ushtarake në Izrael dhe Lindje të Mesme.
Irani ka thënë se sateliti është i dizajnuar për hulumtime shkencore që do të kontribuojnë në sektorin e bujqësisë.Rusia ka tentuar të thellojë lidhjet me Iranin prej 24 shkurtit, kur Kremlini ka marrë vendim për dërgim të mijëra trupave në Ukrainë.
Në muajin korrik, presidenti rus, Vladimir Putin ka vizituar Iranin. Kjo ka qenë vizita e tij e parë ndërkombëtare jashtë ndonjë vendi të ish-Bashkimit Sovjetik, prej nisjes së luftës në Ukrainë. Në Iran, lideri suprem, Ayatollah Ali Khamenei, i ka thënë Putinit se Teherani dhe Moska duhet të jenë vigjilentë kundër “mashtrimit perëndimor”./ REL
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA i kërkon Europës t'i japë fund varësisë energjetike nga Rusia
18 Dhjetor 2024, 19:41
-
Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump
18 Dhjetor 2024, 17:12
-
Medvedev kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjeneralit rus
18 Dhjetor 2024, 16:43
-
Ja si u arratis Assad nga Siria! Nga përdorimi i 2 avionëve tek ndihma e Turqisë
18 Dhjetor 2024, 16:21
-
Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit
18 Dhjetor 2024, 15:42
-
Lufta/ Vrasja e gjeneralit të armëve bërthamore Kirillov, arrestohet 29-vjeçari uzbek, i dyshuar edhe një person i dytë! Moska: I rekrutuar nga Kievi!
18 Dhjetor 2024, 08:18
-
BE nis hetimin ndaj TikTok pas dyshimeve për ndërhyrje në zgjedhjet rumune
17 Dhjetor 2024, 17:56
-
Lufta Rusi-Ukrainë, Donald Trump: Do të bisedoj me Putin dhe Zelenskyn, duhet të bëhet një marrëveshje
16 Dhjetor 2024, 22:37
-
Bashar al Assad flet për herë të parë pas largimit nga Siria: Nuk kam menduar kurrë të jap dorëheqjen, rusët më evakuuan
16 Dhjetor 2024, 14:58
-
VIDEO/ Transportonte 40 cisterna naftë për ushtrinë ruse, ukrainasit godasin me raketa amerikane trenin
15 Dhjetor 2024, 19:19
-
Frikë nga një luftë e mundshme me Rusinë, Suedia përgatitet të hapë varre për 30 mijë ushtarë
15 Dhjetor 2024, 17:28
-
Krime, mbyten dy anije ruse me cisterna nafte në Detin e Zi! Një i vdekur, shkak stuhitë e fuqishme (VIDEO)
15 Dhjetor 2024, 15:18