Liderët e tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë mbajtur një konferencë për mediat për sa i përket lëvizjes së lirë mes këtyre tre vendeve apo siç është quajtur ndryshe ‘Mini Shengen’.
Por, si dhe kur lindi ideja e minishengenit Ballkanik?
Në fakt, kjo ide dhe të gjitha gjërat të cilat po arrihen sot, janë një vullnet dhe dakordësi e gjashtë vendeve të Ballkanit të para dy viteve.
Ishte korriku i vitit 2017, ku liderët e 6 vendevë të Ballkanit Perëndimor, sëbashku me Kancelaren Merkel dhe Presidentin Macron zhvilluan Samitin e Triestes. E pikërisht në këtë Samit, të gjashtë vendet ranë dakord për lëvizjen e lirë mes tyre.
Pra, të gjitha çështjet që sot Rama-Vuçiç-Zaev folën sot, janë çështje për të cilat është rënë dakord mes gjashtë vendeve të Ballkanit që në korrik të 2017-ës.Rama, Zaev dhe Vuçiç gjatë takimit në Serbi
Ajo që u pa sot në takimin mes tre liderëve, nuk ishte asgjë më shumë se vullneti i 3 vendeve (Shqiperia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut), për të vënë në jetë një plan që do i japë një frymëmarrje të re ekonomisë, turizmit dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve e mallrave.
Në fjalën tyre si kryeministri Rama dhe Presidenti Vuçiç e kryeministri Zaev kanë theksuar pikërisht faktin se ajo për të cilën po bihet në dakordësi sot, do të ndihmojë ekonomitë e vendeve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, rritjen e turizmit që kalon lehtësisht nga një shtet në tjetrin pa burokaci e të tjera lehtësi e përfitime si këto që janë shumë të rëndësishmë për rajonin dhe popujt./
Lexo.al
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: Vota e diasporës premtim i realizuar, shërbimet do i ofrojmë me Inteligjencë Artificiale! Marrëveshja me Greqinë për pensionet e vështirë
19 Dhjetor 2024, 10:07
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor 2024, 17:42
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor 2024, 17:40