Rey Manaj është dëshira e Frosinones, klubit që sezonin e ri do luajë në Serie A. Pasi fitoi promovimin në ligën e më të mirëve në Itali, duke përfunduar Serinë B 2022-23 në vendin e parë në renditje, Frosinone po lëviz në treg për të forcuar skuadrën. Siç raporton Luca Cilli, verdheblutë po mendojnë të nënshkruajnë me Rey Manaj, i cili mbeti i lirë pas përfundimit konsensual të kontratës me Watford, që ndodhi më 8 shkurt 2023.
Këtë e konfirmoi vetë Guido Angelozzi, drejtori teknik i Frosinones, i cili pranoi se e kishte në plane sulmuesin. Lojtari i kombëtares shqiptare do të rikthehej në Itali pas eksperiencave të tij me Cremonese, Inter, Pescara, Pisa dhe Spezia. I lindur në vitin 1997, ai shënoi 5 gola në 30 paraqitje mes Serie A dhe Coppa Italia me fanellën e Spezias.
Te bardhezinjtë e Serie A ai kaloi në huazim nga Barcelona, teksa emri i tij u shënua në ekipin e parë të katalanasve, kjo pas problemeve të tyre dy sezone më parë. Kujtojmë se te Frosinone luan edhe shqiptari tjetër, Marvin Çuni.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Theo në qendër të kritikave, agjenti: Qëndron te Milani, flasim për rinovimin
16 Dhjetor 2024, 20:00
-
'Engjëll dhe Djall', Nedim Bajrami shpërdoron rastin e artë në finalen kundër Celtic (VIDEO)
16 Dhjetor 2024, 17:44
-
E konfirmojnë në Itali, Juventusi futet në garë për Cristian Shpendin! Vëzhgues në disa ndeshje
16 Dhjetor 2024, 17:02
-
Pësoi kolaps në fushë, Edoardo Bove reagon për herë të parë: Futbolli është më shumë se një lojë
16 Dhjetor 2024, 16:31
-
Zhvilloi 24 minuta në Londër, Chelsea i bën bllokadë Armando Brojës
16 Dhjetor 2024, 16:00
-
GOLAT/ Milani s'feston në 125 vjetorin e klubit, Genoa e ndal 0-0! Leçe fiton 2-1 me perlën e M. Berishës, Roma e bën dramë në Como
15 Dhjetor 2024, 22:43
-
VIDEO/ Nedim Bajrami i shënon Celtic në derbi, i jep avantazhin Rangersit në finale
15 Dhjetor 2024, 17:29
-
VIDEO/ Taulant Seferi shënon në Turqi, fiton duelin me Rey Manaj! Gol edhe Odise Roshi
14 Dhjetor 2024, 19:21
-
VIDEO/ Lot dhe dhimbje, Cristian Shpendi dëmtohet rëndë! Del nga fusha me duartrokitje
14 Dhjetor 2024, 16:36
-
Armando Broja futet në historinë e Everton
13 Dhjetor 2024, 10:54
-
'Krisje' te Milani, Fonseca vendos në pikëpyetje lojtarët e tij: Jam i lodhur, do marr futbollistë nga të rinjtë
12 Dhjetor 2024, 15:57
-
Konfirmohet hapi i madh për Ardian Ismajlin, agjenti: Me Napolin jemi në kontakt prej një viti
12 Dhjetor 2024, 13:12
Aman cfare shkruani per kete futbollist te deshtuar. Pae nuk i jepni ze brezave te rinj. Po mereni me kete qe ska qene asnjehere ne nivelin e reklames qe i behet.
Përgjigju