Seanca e jashtëzakonshme parlamentare për dekretet e presidentit Ilir Meta ka nisur sikurse ishte paralajmëruar, në orën 17:00. Sikurse shihet në fotografitë e mëposhtme, ministrat e shkarkuar, Lindita Nikolla, Mirela Kumbaro, Arben Ahmetaj dhe Niko Peleshi shihen të ulur në fund të sallës së Kuvendit, ndërsa ministrat e sapo emëruar, Besa Shahini, Elva Margariti, Belinda Balluku dhe Anila Denaj shihen të ulura në llozhën e Kuvendit. Dy ministrat e tjerë të shkarkuar, Damian Gjiknuri e Sonila Qato duket se kanë zgjedhur të mos ulen në fund të sallës të Kuvendit. Në reshtin e të shkarkuarve është pikasur edhe Ditmir Bushati, i cili ende vazhdon në krye të Ministrisë së Jashtme, pasi Meta nuk ka dekretuar ende shkarkimin e tij, nën argumentin se ky dikaster nuk mund të lihet pa një ministër. Pak ditë më parë, Meta refuzoi të dekretojë për ministër të Jashtëm propozimin e kryeministrit Edi Rama, Gent Cakajn. (Lexo këtu)
Lajmi kryesor: