TIRANË- Ligjvënësit do të zhvillojnë seancën e parë plenare që nga përhapja e koronavirus në Shqipëri në datë 16 prill, por me një sërë masash të rrepta për të respektuar distancimin e nevojshëm.
Report tv mëson se në hyrje të sallës së Seancave do të bëhet matja e temperaturës nga personeli mjekësor prezent në sallë dhe punonjësit e administratës së Kuvendit do të paisin deputetët me maska dhe doreza. Në sallën e Seancave do të jenë vetëm punonjësit e domosdoshëm të administratës, pajisur me maska dhe doreza. Garda e Republikës do të jetë me numër të reduktuar e të pajisur gjithashtu me të gjitha mjetet mbrojtëse.
Report tv ka zbardhur disa variante që administrate e Kuvendit ka bërë për të zhvilluar seancën plenare. Varianti i parë është që në sallën e seancës plenare të jenë të pranishëm 75% e deputetëve propocianlisht sipas Grupeve Parlamentare, sipas një plani të përgatitur paraprakisht për vendosjen e deputetëve në sallë.
Një tjetër opsion është që të jenë në sallë të gjithë deputetët, 112 plus 10 ministra deputetë. Deputetët të vendosen në pozicione të përcaktuara, në plate majtas 35 deputetë, po aq edhe në platen djathtas. Te paneli i qeverisë të ketë 10 ministra deputetë dhe kryetari i Kuvendit. Pjesa tjetër e deputetëve të vendosen në galerinë e sallës.
Detajet e sigurisë dhe masave që do të merren për zhvillimin e seancës plenare do të vendosen të premten më 10 prill në Konferencën e Kryetareve.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
LIVE- Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor 2024, 08:07
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi më 20 dhjetor në Prishtinë, axhenda! Nga Rama te Kurti, ja politikanët që do mbajnë fjalime
18 Dhjetor 2024, 17:03
-
Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët
18 Dhjetor 2024, 12:40
-
Anulimi i gjobave/ Balla në Komisionin e Ligjeve: Nisma, si në vendet e Bashkimit Europian! Qeveria shpreh dakordësinë në parim
17 Dhjetor 2024, 12:03
-
Jorida Tabaku: Shumica nuk qeveris sipas barazisë përpara ligjit, Parlamenti nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese
15 Dhjetor 2024, 10:21
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, Spiropali: Kjo vjen si nevojë e koordinimit të axhendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike
14 Dhjetor 2024, 15:27
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, 130 deputetë më 20 dhjetor në Prishtinë! I pranishëm edhe Rama
13 Dhjetor 2024, 19:34
-
Malaj: Rrisim me 87 milionë euro kuotat në FMN, investim për sigurinë financiare
12 Dhjetor 2024, 18:46
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor 2024, 07:50
-
Mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste: Fokus mbi ecurinë e komisioneve dhe seancën plenare të 12 dhjetorit
10 Dhjetor 2024, 12:49
-
Mero Baze: Reforma e 'derregullimit' për fshatin është një nevojë urgjente
5 Dhjetor 2024, 21:49
-
Namir Lapardhaja: Parlamenti i turpit!
5 Dhjetor 2024, 19:49