Mbi 200 mijë euro janë sekuestruar në pikën kufitare të Muriqanit. Nën hetim është vënë 53 vjeçari Ilir Beqiri, ndërsa dyshohet se kjo shumë është përfituar nga veprimtari kriminale.
202 060 euro u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte Ilir Beqiri, pas kontrolli të policisë kufitare në makinën e tij.
Këto para ky shtetas nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Gjithashtu, kjo shumë parash dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Ibrahim Beqirin, 53 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë" dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hapet tenderi 364 mln euro për ndërtimin e Milot-Balldre! Jepet për 35 vite me koncesion! Autostrada 17 km do jetë me pagesë
19 Dhjetor 2024, 13:53
-
Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)
19 Dhjetor 2024, 09:37
-
Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave
18 Dhjetor 2024, 15:03
-
Bashkia e Shkodrës ‘harron’ urimin për Krishtlindje, famullitari i Shkodrës: Pse me e fsheh, kur dikush është në festë?!
17 Dhjetor 2024, 09:28
-
Shkodër/ Kanosi dhe goditi me grusht punonjësin e Policisë Bashkiake, arrestohet autori
16 Dhjetor 2024, 16:00
-
Shkodër/ Ujësjellësi investoi 14 milion lek, banorët e Postribës: Uji vjen sërish i ndotur, problematika s'është zgjidhur! Të ndalet aktiviteti i guroreve
16 Dhjetor 2024, 14:41
-
Tentoi të kalonte kufirin me kanabis në makinë, arrestohet në Muriqan 35-vjeçari nga Kosova
16 Dhjetor 2024, 13:53
-
VIDEOLAJM/ Mbahet në Shkodër Kupa e Kombit në Paragliding! Pilotë nga rajoni e më gjerë pjesëmarrës në edicionin e parë
16 Dhjetor 2024, 08:50
-
Rritet çmimi i druve në Pukë, pensionistët në vështirësi: S’mund të sigurojmë ngrohjen, pensionet janë të ulëta
15 Dhjetor 2024, 15:20
-
Hapet tregu i rikonstruktuar i Rusit në Shkodër, investimi 36.6 mln lekë! Tregtarët: Të kënaqur
15 Dhjetor 2024, 13:24
-
Festat e fundvitit/ AKU shton kontrollet në Shkodër, 22 gjoba me vlerë 1.8 milionë lekë
15 Dhjetor 2024, 10:06
-
Dëshmia e Ipeshkvit Katolik të Shkodrës: Si ushtarët gjermanë, flinin e hanin në makina dhe mes popullit
14 Dhjetor 2024, 22:40