Sekui, fans i EltonDedës dhe muzikës rrok - Shqiptarja.com

Sekui, fans i Elton
Dedës dhe muzikës rrok

Veç  angazhimit të tij politik në Tiranë, ambasadori i BE-së Etore Sekui duket se është një fans i jetës së natës.

Tirana ofron shumë vende argëtimi po këtë javë ambasadorin e kemi parë në një nga vendet më të veçanta sa i përket muzikës live.

ettore sekui

Pikërisht në “Rockstok”  ku këndon ccdo fundjavë Elton Deda dhe Eneda Tarifa, Sekui është shfaqur me violinistin e njohur shqiptar në të gjithë botën Olen Cesari.

Zgjedhja e ambasadorit na ka bërë përshtypje këtë herë për vendin e zgjedhur, ndaj mund t’i lejojmë vetes të hamendësojmë se ai është një fans i rrokut, edhe pse vështirë ta përfytyrojmë Sekuin duke kërcyer rrok.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit