Serbia bëhet vendi i parë në Ballkan që disponon tre vaksina kundër COVID-19. Kjo pasi një aeroplan që mbarte një milion doza të vaksinës kundër koronavirusit, Sinopharm, ka arritur të shtunën në Serbi, duke e bërë shtetin e parë evropian që pranon vaksinën kineze për koronavirus.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka dalë në aeroport së bashku me ambasadoren kineze në Beograd, Chen Bo për të pritur avionin që kishte vaksinat.
“Dua ta falënderoj presidentin kinez Xi Jinping dhe qeverinë kineze për dërgimin e një milion dozave të vaksinës”, tha Vuçiç, i cili ka ndihmuar në krijimin e lidhjeve më të ngushta me Kinën në vitet e fundit.
Ai tha se rregullatori i barnave në Serbi, pritet që në ditët në vijim të miratojë për përdorin vaksinën e Sinopharm, duke lejuar që administrimi i kësaj vaksine të nisë brenda javës.
Mbi 20,000 qytetarë serbë deri më tani janë vaksinuar kundër koronavirusit, që prej se fushata e vaksinimit nisi në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Në Serbi, fillimisht janë vaksinuar më të moshuarit që jetojnë në shtëpi të pleqve dhe punëtorët shëndetësorë.
Serbia po përdor për vaksinim vaksinat e krijuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech, por edhe vaksinën ruse Sputnik-V. Vuçiç tha se Serbia pritet të pranojë javën e ardhshme edhe 250,000 doza të vaksinës Sputnik-V dhe 20,000 doza të tjera të vaksinës së Pfizerit. Ai po ashtu tha se në muajin qershor, do të marrin edhe doza të vaksinës së kompanisë AstraZeneca dhe të Modernas.
Shteti fqinj, Hungaria pret që rregullatori shtetëror i barnave, të miratojë për përdorim vaksinën e Sinopharm, në mënyrë që të nisë edhe administrimi i saj, pasi Komisioni Evropian i dha dritën e gjelbër për të negociuar për furnizim me Sinopharm.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Amnesty International: Serbia instaloi programe spiunazhi në telefonat e dhjetëra gazetarëve e aktivistëve
16 Dhjetor 2024, 09:32
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor 2024, 08:39
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor 2024, 20:14
-
Serbia i nis kualifikueset në Tiranë, Aleksandër Vuçiç: Do të jetë problem! Kanë skuadër të fortë
14 Dhjetor 2024, 08:57
-
Serbi/ Vuçiç: SHBA do t’i vendosë sanksione industrisë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse
14 Dhjetor 2024, 07:17
-
Shorti i Botërorit/ Prodani në ‘Studio Live’: UEFA gaboi me shortin e Shqipërisë, s’duhet t’i kemi frikë! Serbia ‘armiku ynë’, shans për të bërë histori! Seitllari: Duka rrudhi buzët
13 Dhjetor 2024, 20:30
-
Tentuan të djegin flamurin shqiptar, UEFA gjobit Serbinë me 200 mijë € dhe e dënon me 2 ndeshja pa tifozë në transfertë
13 Dhjetor 2024, 17:32
-
Biden miraton dokumentin mbi sigurinë kombëtare, lidhur me katër vende kundërshtare të SHBA-ve
11 Dhjetor 2024, 21:11
-
Rritet shqetësimi nga thellimi i bashkëpunimit mes Pekinit, Moskës, Phenianit dhe Teheranit
6 Dhjetor 2024, 07:36
-
Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta
4 Dhjetor 2024, 15:20
-
Zbulohen përsëri armë dhe uniforma ushtarake në veri të Kosovës, Sveçla: Uniforma britanike e amerikane, skenar ogurzi për të fajësuar dhe shtete të tjera! (VIDEO)
3 Dhjetor 2024, 21:40
-
Shefja e diplomacisë së BE takon Kurtin e Vuçiç: Anëtarësimi në union arrihet vetëm duke zbatuar Marrëveshjen e Ohrit! Kryeministri i Kosovës: Serbia të dorëzojë Radoiçiç! Presidenti serb: Më kërkuan të sanksionoj Rusinë
3 Dhjetor 2024, 17:53
Shumë mire e kanë Serbia i hapi negocoatat qingji mirë pin 2 nena EU dhe Kinen pin edhe tek baba Rusia
PërgjigjuKurse ne te presim kur te mbaroje vaksinimi i Europes dhe ato qe te ngelen nese i ngelen ti nis ketej
Përgjigju