Deputeti shqiptar në parlamentin serb, ka reaguar pasi Serbia refuzoi vizitën e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Zveçla në Luginën e Preshevës. Në reagimin e bërë në facebook, Kamberi shkruan se vendimi I marrë tregon se qeveria në Beograd mbetet me të njëjtën urrejtje ndaj çdo gjëje që ka lidhje me shqiptarët.
“Vizitat e zyrtarëve të Republikës së Kosovës e Shqipërisë në Luginë të Preshevës nuk janë vetëm të nevojshme, ato janë të domosdoshme, e duhet parë si të zakonshme, siç ndodhë në të gjitha vendet demokratike”, shprehet Kamberi.
Ai tha se bashkëpunimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës me Kosovën e Shqipërinë “nuk do të ndalet”, dhe se “Beogradi mund të tentojë, por do të dështojë”.
Në Luginën e Preshevës, sipas regjistrimit të vitit 2002, kanë qenë 88.966 qytetarë të regjistruar, prej tyre 57.737 shqiptarë, apo thënë ndryshe 65%. Numri aktual i shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk është i qartë.
Lajmi kryesor:
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës vizitën në Luginën e Preshevës! Zveçla: Dëshmon shtypjen e shqiptarëve në këtë zonë
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dialogu/ Petkoviç: Komisioni i Përbashkët për personat e zhdukur nis punën në janar, Kosova s'do që të hapë arkivat e UÇK
19 Dhjetor 2024, 09:56
-
Politikani serb paralajmëron ikjen e Vuçiçit nga Serbia: Do të veprojë si Assadi
19 Dhjetor 2024, 09:29
-
Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?
18 Dhjetor 2024, 20:44
-
Dialogu/ Laçak flet pas takimeve në Bruksel: Të themelohet Asociacioni, Serbia të njohë simbolet e Kosovës
18 Dhjetor 2024, 11:20
-
Veto Surroi: Dhjetori i demokracisë dhe një shenjë normaliteti
18 Dhjetor 2024, 09:52
-
Spiunimi i BIA-s, Serbia në 'burgun digjital'
18 Dhjetor 2024, 08:22
-
Sa bunkerë ka Serbia për raste lufte?
17 Dhjetor 2024, 17:34
-
Skenarët e mundshëm nëse SHBA-ja i vë sanksione industrisë serbe të naftës
17 Dhjetor 2024, 17:28
-
Kosova dhe Serbia pajtohen për zbatim të plotë të deklaratës për personat e zhdukur
17 Dhjetor 2024, 16:30
-
Kryeministri Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës, detyrim moral dhe historik për të gjitha gjeneratat
17 Dhjetor 2024, 15:30
-
Shefi i NATO-s për sulmin në Ibër-Lepenc: Përgjegjësit të sillen para drejtësisë
16 Dhjetor 2024, 18:25
-
BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë, përfshin edhe entitete kineze
16 Dhjetor 2024, 14:31