Dritan Shakohoxha, i cili është kandidat për President në FSHF, ka kallëzuar penalisht Sekretarin e përgjithshëm të FSHF, Ilir Shulkun dhe shefin e Departamentit Ligjor të kësaj organizate, Aldi Topçiun. Sipas kallëzimit të bërë nga Shakohoxha, Shulku dhe Topçiu kanë firmosur në kundërshtim me ligjin që të vazhdojë organizimin dhe mbajtjen e Asamblesë Zgjedhore të FSHF më 2 mars.
Shakohoxha i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës dhe Policisë së Shtetit që të ndërhyjnë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës që ka vendosur pezullimin e Asamblesë Zgjedhore derisa të mbyllen çështjet gjyqësore që kanë lidhje me Shoqatat rajonale dhe zgjedhjet e kontestuara të tyre.
Akuzat ndaj Shulkut dhe Topçiut janë “pengimi për ekzekutimin e vendimit të gjykatës”, “veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” si dhe “shpërdorim detyre”.
Pavarësisht vendimit të Gjykatës për ndërprerjen e procedurave të zhvillimit të Asamblesë Zgjedhore të 2 marsit, Shulku e Topçiu kanë vijuar normalisht me përgatitjet dhe duke lajmëruar anëtarët për listat e delegatëve, që kanë dalë nga zgjedhjet e kontestuara si tërësisht të manipuluara në Shoqatat Rajonale.
Në 2 mars nuk do të ketë zgjedhje për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit pasi Gjykata ka pezulluar garën e 2 marsit deri në shqyrtimin e padive të Shoqatave Rajonale për manipulim të procesit, e më konkretisht të shoqatës së Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës, ndërsa edhe Fieri e Korça kanë patur kundërshti të forta, por nuk ngritën padi.
(Kliko këtu për të lexuar Kallezimin ndaj drejtorit juridik Topciu)
(Kliko këtu për të lexuar kërkesën për shtyrjen e mbledhjes së Asamblesë)
(Kliko këtu për të lexuar kallzimin penal ndaj Ilir Shulkut)
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U plagos gjatë përleshjes ku u vra Martin Cani, FSHF i ofron fizioterapi dhe trajtim të specializuar 14-vjeçarit: Do mbulohen të gjitha shpenzimet!
18 Dhjetor 2024, 09:57
-
E konfirmojnë në Itali, Juventusi futet në garë për Cristian Shpendin! Vëzhgues në disa ndeshje
16 Dhjetor 2024, 17:02
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor 2024, 15:20
-
Evropiani U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA s'e shqyrton çështjen! Burime: Është shtyrë në shkurt
16 Dhjetor 2024, 14:07
-
Superliga/ Teuta 'i fik dritat' Egnatias, i mposht 2-1 dhe i heq mundësinë e kreut! Skënderbeut 2-2 ndaj Bylis, Dinamo kryeson pas gjysmës së sezonit
15 Dhjetor 2024, 18:48
-
Ikin dritat në stadiumin e Durrësit, Teuta - Egnatia ndërpritet për pesë minuta
15 Dhjetor 2024, 17:20
-
Bëma nga Kategoria e Tretë, miqtë braktisin ndeshjen dhe gjithë ekipi ndëshkohet me karton të verdhë
15 Dhjetor 2024, 16:41
-
Superliga/ Tirana në pikë të hallit, Dinamo e mposht 2-1 në derbi dhe merr kreun! AF Elbasani ndal 2-2 Partizanin në kryeqytet, Vllaznia fiton kundër Laçit
14 Dhjetor 2024, 21:08
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor 2024, 20:14
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor 2024, 16:00
-
Kushtet atmosferike, shtyhen tre ndeshje në Kategorinë e Parë
14 Dhjetor 2024, 15:06
-
Shorti i Botërorit/ Prodani në ‘Studio Live’: UEFA gaboi me shortin e Shqipërisë, s’duhet t’i kemi frikë! Serbia ‘armiku ynë’, shans për të bërë histori! Seitllari: Duka rrudhi buzët
13 Dhjetor 2024, 20:30
FSHF eshte teresisht kriminale, te gjith jane vegla te Dukes se droges...
Përgjigju