SHBA/ Kompania ‘Meta’ ndalon mediat shtetërore ruse nga platformat e saj
Transmentuesi Rusia Today (RT), Moskë
Kompania amerikane Meta, e cila zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp, njoftoi të hënën se po ndalon mediat shtetërore ruse të aksesojnë platformat e saj në mbarë botën për të shmangur çdo ndërhyrje të huaj.
“Pas shqyrtimit të kujdesshëm, ne zgjeruam veprimet tona kundër mediave shtetërore ruse . Rossiya Segodnya, Rusia Today (RT) dhe subjekte të tjera janë tashmë të bllokuara nga platformat tona në mbarë botën për shkak të veprimeve të ndërhyrjeve të huaja”, tha Meta në një deklaratë.
Ky vendim vjen disa ditë pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë akuzoi dy punonjës të RT për futjen e afro 10 milionë dollarëve në një kompani amerikane e identifikuar si ‘Tenet Media’, e cila në mënyrë karakteristike është kthyer në një ‘degë’ të shërbimeve të inteligjencës ruse, raporton CNN.
Ekzekutivë nga Meta, Microsoft dhe Alphabet, që zotëron Google, pritet të dëshmojnë para Komitetit të Inteligjencës së Senatit të mërkurën mbi punën e platformave të tyre për të luftuar kërcënimet e huaja ndaj zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
RT, e cila filloi veprimtarinë në 2005, konsiderohet nga perëndimorët si një organ propagandistik i Kremlinit.
Para ndalimit të së hënës (16 shtator), RT kishte 7.2 milion ndjekës në Facebook dhe 1 milion ndjekës në Instagram.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Karvani meksikan i emigrantëve vijon rrugëtimin drejt SHBA
19 Dhjetor 2024, 15:58
-
Guvernatori i Kalifornisë shpall gjendjen e jashtëzakonshme për gripin e shpendëve
19 Dhjetor 2024, 15:18
-
Trump rrëzon buxhetin e përkohshëm të SHBA
19 Dhjetor 2024, 15:12
-
Putin i drejtohet kombit: Gati për një ‘duel’ raketor me SHBA-në
19 Dhjetor 2024, 13:20
-
Trump 'provokon' përsëri dhe trazon rrjetin: Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve!
19 Dhjetor 2024, 08:39
-
5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm
19 Dhjetor 2024, 07:22
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët
18 Dhjetor 2024, 21:00
-
SHBA i kërkon Europës t'i japë fund varësisë energjetike nga Rusia
18 Dhjetor 2024, 19:41
-
Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet
18 Dhjetor 2024, 18:58
-
SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun
18 Dhjetor 2024, 17:29
-
Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump
18 Dhjetor 2024, 17:12