William Burns
Pretendohet se presidenti amerikan, Joe Biden do të dërgojë drejtorin e CIA-s, William Burns, për të negociuar një armëpushim dhe një marrëveshje në shkallë të gjerë të shkëmbimit të të burgosurve midis Hamasit dhe Izraelit.
Sipas lajmit të gazetës Washington Post, bazuar në zyrtarë me njohuri për këtë çështje dhe që dëshirojnë të mbeten anonimë, Burns do të shkojë në Evropë në ditët në vijim për të marrë pjesë në takime me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdurrahman Al Thani, si dhe me homologët e tij izraelitë dhe egjiptianë.
Sipas lajmit, në bisedime do të diskutohet për pauzën më të gjatë në konfliktin në Gaza që po vazhdon që nga 7 tetori 2023 dhe për lirimin e të gjithë pengjeve.
Ndërsa kohëzgjatja e ndërprerjes së parashikuar në konflikt nuk dihet, disa lajme pohuan se Izraeli ofroi një armëpushim 60-ditor në këmbim të lirimit të të gjithë pengjeve, raporton Reuters.
Ndërsa zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë refuzuan të komentojnë pyetjet e gazetarëve në lidhje me udhëtimin e Burns dje, Koordinatori i Komunikimeve Strategjike të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha:
“Diskutimet tona për të bërë një marrëveshje të re pengjesh po zhvillohen seriozisht.”
Në një lajm të publikuar dje në shtypin izraelit, pretendohet se Katari e kishte informuar Izraelin se Hamasi kishte pezulluar negociatat në lidhje me shkëmbimin e të burgosurve.
“Hamasi u ka përcjellë ndërmjetësuesve të Katarit se kërkon që Izraeli, duke filluar nga faza e parë e marrëveshjes (shkëmbimi i të burgosurve) kërkon të tërheqë të gjitha forcat e tij nga Rripi i Gazës dhe të ndalojë luftën”, thuhej në lajm.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Gjykata e Hagës pranon çështjen kundër Izraelit: Merrni masa për të shmangur gjenocidin
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reuters: Netanyahu drejt Kairos për armëpushimin në Gaza
17 Dhjetor 2024, 17:20
-
Lufta në Gaza e Siri, Trump telefonatë me Netanyahun: Marrëveshje për pengjet dhe armëpushim, ndryshe...! Al-Jolani takon të dërguarin e OKB
16 Dhjetor 2024, 08:33
-
Izraeli bombardon në Gaza, 20 të vdekur në shkollën e Khan Younis, mes tyre fëmijë! Vritet dhe kameramani i ‘Al Jazeera’, IDF: Ishte anëtar i Xhihadit Islamik
16 Dhjetor 2024, 08:21
-
Qeveria izraelite miraton plan për zgjerimin e vendbanimeve në Lartësitë Golan
15 Dhjetor 2024, 19:43
-
Lufta në Gaza/ Sulmi izraelit në kampin e Nuseiratit, numri i viktimave rritet në 33
13 Dhjetor 2024, 07:21
-
OKB miraton rezolutë për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, pranohet nga shumica! Izraeli dhe SHBA kundër
12 Dhjetor 2024, 13:54
-
Anketimi: Shumica e amerikanëve dëshirojnë rolin drejtues të Shteteve të Bashkuara në skenën globale
7 Dhjetor 2024, 15:29
-
Lufta/ Izraeli bombardon Gazën, 21 të vdekur, mes tyre edhe 5 fëmijë
5 Dhjetor 2024, 08:30
-
A do të arrestohej Netanyahu në Gjermani?
3 Dhjetor 2024, 12:19
-
Gjykata Ndërkombëtare Penale: SHBA dhe Rusia po ndërhyjnë në hetimet tona! Po kërcënohemi si organizatë terroriste
2 Dhjetor 2024, 20:07
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Trump: Pengjet në Gaza të lirohen deri më 20 janar, përndryshe përgjegjësit do ta paguajnë shtrenjtë
2 Dhjetor 2024, 15:01
-
'Bota është në heshtje'/ Dëshmia prekëse në OKB e Tanya Haj-Hassan, mjekes vullnetare në Gaza (VIDEO)
30 Nëntor 2024, 22:32