SHBA/ Përplasi për vdekje me kamion çiklisten, 53- vjeçari shqiptar shpallet në kërkim
Bekim Fiseku, Amanda Servedio (viktima) dhe pamje nga aksidenti
Një shqiptar në SHBA është shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e 36-vjeçares Amanda Servedio në Astoria.
Sipas New York Post, 53 vjeçari Bekim Fiseku, përplasi 36 vjeçaren për vdekje vetëm dy blloqe larg banesës së saj rreth orës 11 të mbrëmjes më 22 tetor.
Policia ka identifikuar shqiptarin i cili është edhe i dyshuar për grabitje, ndërsa dyshohet se përplasi me kamion të renë teksa po i arratisej policisë.
Pamjet nga kamerat e sigurisë, treguan një mjet tip Dodge Ram që përplas me shpejtësi çiklisten në kryqëzimin e 34th Avenue dhe 37th Street, duke e “fluturuar” Servedion nga biçikleta në një BMW të parkuar.
Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin Elmhurst, ku ndërroi jetë nga plagët e marra. Oficerët filluan të ndiqnin kamionin, por shoferi refuzoi të ndalonte dhe u largua me shpejtësi.
Policia ndërpreu menjëherë ndjekjen pas aksidentit fatal për t’i dhënë ndihmë Servedios, e cila kishte pësuar trauma në kokë dhe trup. Kamioni u largua nga vendi i ngjarjes dhe më pas u gjet i braktisur pranë Newtown Road dhe 47th Street.
Servedio, me origjinë nga Arkansas, punonte si kontabiliste tatimore në një firmë në Midtoën dhe jetonte e vetme në Astoria për pak kohë, sipas fqinjëve të saj.
“E shihja rregullisht duke hyrë dhe dalë me biçikletën mbi supe. Ajo bënte ture të organizuara,” tha fqinji i saj.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Karvani meksikan i emigrantëve vijon rrugëtimin drejt SHBA
19 Dhjetor 2024, 15:58
-
Guvernatori i Kalifornisë shpall gjendjen e jashtëzakonshme për gripin e shpendëve
19 Dhjetor 2024, 15:18
-
Trump rrëzon buxhetin e përkohshëm të SHBA
19 Dhjetor 2024, 15:12
-
Putin i drejtohet kombit: Gati për një ‘duel’ raketor me SHBA-në
19 Dhjetor 2024, 13:20
-
Trump 'provokon' përsëri dhe trazon rrjetin: Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve!
19 Dhjetor 2024, 08:39
-
5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm
19 Dhjetor 2024, 07:22
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët
18 Dhjetor 2024, 21:00
-
SHBA i kërkon Europës t'i japë fund varësisë energjetike nga Rusia
18 Dhjetor 2024, 19:41
-
Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet
18 Dhjetor 2024, 18:58
-
SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun
18 Dhjetor 2024, 17:29
-
Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump
18 Dhjetor 2024, 17:12