IKMT është rikthyer sërish në zonë e Radhimës për të prishur hotelin 3-katësh, i cili pasi është përjashtuar nga procesi i legalizimit. Prishja e këtij hoteli nisi që më 28 mars, por hasi në rezistencën e vetë pronarëve të hotelit dhe shtetases italiane, e cila e kishte marrë me qira. Ata hipën mbi çati duke mos lejuar prishjen, çka bëri që inspektorët të tërhiqeshin dhe t'i linin afat 10 ditor për të boshatisur ndërtesën. IKMT është shfaqur sërish sot dhe ka nisur prishjen e hotelit.
Më herët pronarja e hotelit Arleta Havari, tha se hoteli ishte në proces legalizimi dhe disponon dokumentet e tokës ku është ndërtuar hoteli. Ndërsa sot, gjatë procesit të prishjes, vetë pronarët nuk kanë reaguar, ndërsa rezistenca është bërë nga shtetasja italiane Mariana Carigli, e cila kishte marrë hotelin me qira. Ajo thotë se me prishjen e hotelit ka mbetur në qiell të hapur dhe dje i kishte ardhur një shkresë për taksat e 2022, duke shtuar se institucionet ose e njohin dhe kërkojnë taksat ose nuk e njohin godinën.
"Si qytetare Italiane mendoja se do të kisha të paktën një shtëpi për të futur kokën derisa të gjeja një tjetër. Unë nuk di as motivet e këtij veprimi. Unë jam në mes të rrugës tani, nuk di çfarë të bëj. Unë kam paguar taksat në të gjitha vitet, dje më erdhi një shkresë e mora te posta dhe ishte për taksat e 2022. Mund të më thotë dikush nëse njihet apo jo? Ose e njihni dhe vendosni taksa, ose nuk e njihni. Unë nuk di çfarë të bëj tani. Kjo është e padrejtë. Unë falënderoj konsullatën dhe ambasadën italiane por qëndron fakti se ato nuk mund të tejkalojnë ligjet shqiptare. Por që një qytetar të flejë në qiell të hapur kjo më duket e padrejtë", tha ajo.
Aksioni për prishjen e objekteve pa leje dhe që nuk janë pjesë e procesit të legalizimit në vijën bregdetare të Radhimës vijon prej ditësh.
VIDEO/ Shembja nga IKMT
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Atentat ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, 30 vjeçari rëndë në spital! Plagoset dhe një kalimtar, tregtar fruta perimesh! Autorët djegin makinën në Panaja (VIDEO + EMRAT)
18 Dhjetor 2024, 21:50
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor 2024, 21:12
-
Bashkia e Vlorës zhvendos tregun e gjësë së gjallë, tregtarët bëjnë rezistencë: S’vjen njeri të blejë kaposhë në Nartë se është larg
18 Dhjetor 2024, 17:08
-
Shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona
18 Dhjetor 2024, 17:02
-
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge, konfiskohen dy resorte në Sarandë të Emiljan Burbës! Vlera rreth 3 mln euro (VENDIMI)
18 Dhjetor 2024, 10:04
-
Arrestohet hajduti i biçikletave në Vlorë, momenti kur kryen një nga grabitjet
17 Dhjetor 2024, 12:00
-
I vuri tritol lokalit ‘The Boss’ në Lungomare, Gjykata e Vlorës lë në burg 28-vjeçarin! Selamaj zgjedh heshtjen (VENDIMI)
16 Dhjetor 2024, 15:38
-
Vlorë/ Rekrutonin shtetas të huaj për aktivitet kriminal, Gjykata lë në qeli ukrainasin dhe bjellorusin, liron 2 të tjerët për mungesë provash (EMRAT+VENDIMI)
16 Dhjetor 2024, 15:20
-
Vlorë/ Shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, Prokuroria kërkon arrest me burg për autorët
16 Dhjetor 2024, 12:55
-
Policia operacion kundër shpërndarësve të drogës në Vlorë, Sarandë e Delvinë, 12 të arrestuar, 1 në kërkim
16 Dhjetor 2024, 10:57
-
Vlorë/ Shpërndanin kanabis në doza, arrestohen 3 persona, shpallet në kërkim një tjetër
15 Dhjetor 2024, 13:50
-
Vlorë/ Shfrytëzonte të rinj nga Ukraina bashkë me 4 të tjerë, i rekrutonin si shpërndarës droge, vihet në pranga 24-vjeçari
15 Dhjetor 2024, 11:29
Shume mire ia bene, pastruan bregdetin nga cibane... Tani vjen oligarku rehat rehat dhe e perlan :)
Përgjigju