Kina ka vendosur sanksione kundër pesë prodhuesve amerikanë në shenjë hakmarrjeje për shitjen e fundit të armëve amerikane në Tajvan, tha sot në Pekin një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.
Shitjet e armëve nga Uashingtoni në Taipei janë një burim tensionesh të shpeshta me Pekinin. Sanksionet janë vendosur disa ditë para se Tajvani të mbajë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të shtunën, 13 Janar.
Për Pekinin, zgjedhjet po mbahen në një periudhë midis paqes ose luftës, raporton Bloomberg.
Në dhjetor, Departamenti i Shtetit miratoi shitjet e pajisjeve me vlerë 300 milionë dollarë në Tajvan, veçanërisht për ta ndihmuar atë të mirëmbajë sistemet ushtarake të IT.
Për diplomacinë kineze, shitja e fundit “minon seriozisht sovranitetin kombëtar të Kinës dhe interesat e sigurisë kombëtare, rrezikon seriozisht paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit”.
Kompanitë që do të sanksionohen janë BAE Systems Land and Armaments, Alliant Techsystems Operations, AeroVironment, Viasat dhe Data Link Solutions.
Autoritetet në Pekin do të ngrijnë çdo burim të këtyre kompanive në juridiksionin e tyre dhe do të ndalojnë çdo person fizik ose juridik në Kinë të bëjë biznes me to, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë, përfshin edhe entitete kineze
16 Dhjetor 2024, 14:31
-
‘Lufta’ tregtare, Kina përgatitet për negociata me SHBA
13 Dhjetor 2024, 13:56
-
Konfirmohen akuzat për korrupsion dhe trukim ndeshjesh, Kina burgos me 20 vite ish-trajnerin e kombëtares
13 Dhjetor 2024, 11:30
-
Trump fton në inaugurimin e tij udhëheqësin kinez Xi Jiping
12 Dhjetor 2024, 20:16
-
Presidenti kinez: Lufta tregtare me SHBA-në nuk do të ketë fitues
10 Dhjetor 2024, 08:18
-
Anketimi: Shumica e amerikanëve dëshirojnë rolin drejtues të Shteteve të Bashkuara në skenën globale
7 Dhjetor 2024, 15:29
-
Hetimi i Kongresit amerikan mbi Covid-19: Jo virus natyral, rrodhi nga laboratori i Wuhan-it në Kinë
4 Dhjetor 2024, 18:42
-
SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet
2 Dhjetor 2024, 23:00
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Comedian’ (VIDEO)
29 Nëntor 2024, 21:46
-
Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë
29 Nëntor 2024, 11:32
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor 2024, 22:19
-
Kina, Meksika dhe Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit për tarifat tregtare
27 Nëntor 2024, 13:17