Një pikëkalim i rëndësishëm kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, që shfrytëzohet nga turistët, u mbyll të mërkurën, më 17 korrik, për shkak të zjarreve aty pranë, thanë zyrtarët.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar mbylljen e pikëkalimit mes fshatit maqedonas të Bogorodicës dhe atij grek të Evzonit.
Ky pikëkalim përdoret shumë nga turistët që udhëtojnë me vetura për në Greqi. Sipas të dhënave publike në Maqedoninë e Veriut, këtë pikëkalim e përdorin deri në 20.000 persona në ditë gjatë sezonit të verës.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë drejt kufirit deri në njoftimin se zjarri është shuar dhe trafiku është normalizuar”, tha ministria përmes një njoftimi.
Departamenti i zjarrfikësve në Greqi tha se 39 zjarrfikës, 13 zjarrfikëse dhe një helikopter janë mobilizuar për të shuar zjarret.
Mediat lokale kanë raportuar se zona është ngufatur me tym, teksa dhjetëra makina duket se janë bllokuar në pjesën maqedonase të kufirit.
Maqedonia e Veriut u përball me një sërë vatrash zjarri javën e kaluar pasi vendi po përballet me temperatura që kanë shkuar mbi 40 gradë Celsius.
Gjatë një mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë të mbajtur gjatë fundjavës, zyrtarët në Maqedoninë e Veriut shpallën gjendje krize, por, jo gjendje emergjente për shkak të “rritjes së shpërthimeve të zjarreve”.
Gjendja e krizës shpallet kur publiku dhe pronat përballen me rreziqe që mund të kërkojnë që Qeveria të përdorë burime të mëdha për t’i eliminuar këto rreziqe.
Qeveria maqedonase ka miratuar dislokimin e policisë dhe ushtrisë për luftimin e zjarreve.
Ekspertët kanë thënë se ndryshimet klimatike, të nxitura nga njeriu, po shkaktojnë gjithnjë e më shpesh zjarre dhe fatkeqësi të tjera natyrore, përfshirë valë të nxehtësisë.REL
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Çmontohet organizata shqiptare e vjedhjes së makinave luksoze! I sillnin me targa false në vendin tonë, drejtuesi shqiptar u plagos (FOTO+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 12:18
-
Dosja me përgjime/ Si i rekrutonte 'Mondi' nga qelia 'çunat' shqiptarë, për të kryer krime dhe vrarë dejtorin e Burgut të Janinës (FOTO+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:39
-
Arrestohet në Gjermani Florian Marku, boksieri shqiptar 'hesape' me drejtësinë greke
18 Dhjetor 2024, 22:10
-
Greqia mbështet me kushte anëtarësimin e Shqipërisë në BE, eksperti: Diçka e pritshme! Duan pronat në Himarë, askush si vendi ynë nuk respekton minoritetet
18 Dhjetor 2024, 18:57
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor 2024, 16:17
-
Greqi/ Panik në Selanik, 'Sillni ministrin ose do hedh Gjykatën në erë', arrestohet autori (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 13:58
-
Greqi/ Kapen 82 kg kokainë në Portin e Pireut, arrestohen dy punonjës të portit
17 Dhjetor 2024, 22:31
-
Policia greke godet bandën me kryetar shqiptarin e njohur si 'Mondi', sekuestrohen drogë, armë e para kesh! 25 të arrestuar dhe 14 në kërkim
17 Dhjetor 2024, 18:46
-
Merret peng dhe dhunohet greku në Kostur, policia shpall në kërkim shqiptarin
17 Dhjetor 2024, 16:40
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor 2024, 15:10
-
Atentati në Athinë, identifikohet edhe shoku i viktimave, dyshohet të jetë plagosur
16 Dhjetor 2024, 21:52
-
Atentati ndaj dy shqiptarëve në Athinë, media greke: Objektiv dyshohet se ishte ai që u plagos, jo Davella
16 Dhjetor 2024, 19:57