ELBASAN- Ulian Shpataraku, me detyrë shef seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Elbasan, është pezulluar nga detyra nga drejtoria Rajonale e AMP-së Elbasan-Korçë.
AMP Elbasan-Korçë ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës dhe la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për pezullimin nga detyra të Ulian Shpatarkut.
Pezullimi i 38-vjeçarit, punonjës policie, është bërë në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit. Ulian Shpataraku u pezullua nga detyra pasi shpërdori detyrën, pas shoqërimit në komisariat të Endri Filjas, e me pas lënies të lirë të tij, pavarësisht se ishte i shpallur në kërkim nga policia.
‘Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës dhe la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë U.Sh., me detyrë Shef Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan. Pezullimi i 38-vjeçarit, punonjës policie, është bërë në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit. Oficeri dyshohet se në shpërdorim të detyrës, me veprime në kundërshtim me ligjin nuk ka kryer ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, që ndodhej i shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan.’- njofton policia.
Rezulton se Endri Filja, ishte i shpallur në kërkim për përshtatje lokali për përdorim droge. Policët s'e regjistruan në librin e komisariatit duke fshehur shoqërimin dhe nuk njoftuan prokurorin. Në dosje thuhet se Ulian Shpataraku, në kundërshtim me rregullat procedurale ligjorë dhe nënligjorë i ka marrë deklarim Endri Filjas, duke mos bërë ndalimin me iniciativë të tij pasi rezultonte të ishte në kërkim policor.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, njëra përfundon e kthyer përmbys
18 Dhjetor 2024, 14:31
-
Në kërkim për 'Masakrën e Bradasheshit’ më 2018 me 3 të vrarë, GJKKO pezullon me 1 vit gjyqin ndaj Mikael Qosjas! Dyshohet se fshihet në Spanjë
18 Dhjetor 2024, 13:58
-
‘Veri jug’ në Peqin, qyteti i gjelave të detit, fermeri: Si këta nuk gjen askund në Shqipëri
15 Dhjetor 2024, 15:40
-
Aksident në aksin Tiranë-Elbasan/ Kamioni përplaset me makinën, 2 të plagosur
14 Dhjetor 2024, 16:15
-
Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh, ekzekutohet vendimi, 2 autorët që ishin në arrest shtëpie shkojnë në burg
13 Dhjetor 2024, 12:40
-
Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh, Apeli lë në fuqi vendimin, babai: Më vranë për së dyti! Krimineli është liruar dhe e bën gjumin në shtëpi
12 Dhjetor 2024, 13:55
-
Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ Makinat përplasen me njëra tjetrën, dyshohet për dy të plagosur
11 Dhjetor 2024, 15:37
-
Tiranë/ E shpallur në kërkim, arrestohet e reja nga Peruja! Bashkë me amerikano-latinë të tjerë kishin përshtatur ambiente për prostitucion! Reklamonin dhe në faqe online
11 Dhjetor 2024, 11:28
-
I mori 1 mijë euro ryshfet të moshuarës për t'i zgjidhur çështjen, GJKKO dënon me 3 vite burg oficeren gjyqësore në Elbasan! Anila Dushës i kthehet në 4 vite shërbim prove
10 Dhjetor 2024, 15:16
-
I kërkuar për 1 ton kanabis në Pejë, arrestohet në Cërrik anëtari i katërt i grupit kriminal! Do ekstradohet në Kosovë (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 10:52
-
Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, PD denoncim te Inceneratori i Elbasanit: Kjo vepër vazhdon të vjedhë para nga buxheti
9 Dhjetor 2024, 14:58
-
Numërimi elektronik, KQZ auditon procesin e zgjedhjeve 2023 për bashkitë Vorë, Elbasan dhe Kamzë: Regjistrim i të gjitha votave me saktësi
9 Dhjetor 2024, 13:07