Një person ka vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pas shpërthimit të një vullkani në ishullin Java të Indonezisë, thanë zyrtarët.
Banorët e fshatrave pranë janë parë duke ikur nga një shtëllungë gjigante e hirit vullkanik, që arriti deri në 15,000 metra në qiellin mbi provincën e Javës Lindore.
Vullkani në Malin Semeru shpërtheu në orën 14:30 sipas kohës lokale. Zyrtarët thanë se të plagosurit kanë pësuar djegie.
“Është një gjendje shumë urgjente që prej se shpërtheu vullkani”, tha zyrtari Thoriqul Haq.
Indah Masad, zyrtare në qarkun Lumajang tha se numri i të lënduarve është të paktën 41 persona dhe tha se ata kanë pësuar djegie. Por, Agjencia për Katastrofa në Indonezi tha se 35 persona po trajtohen në spitalet lokale.
Rrugët dhe urat janë dëmtuar dhe tymi i madh që ka kapluar zonën po pengon punën e ekipeve të shpëtimit dhe evakuimit. Zyrtarët ngritën çadra për evakuim jashtë perimetrit prej pesë kilometrash nga krateri i vullkanit.
Semeru është një prej mbi 120 vullkaneve aktive në Indonezi, që gjendet në Azinë Juglindore dhe ndërmjet Oqeanit Indian e atij Paqësor. Semeru shpërtheu edhe në muajin janar, por nuk u raportua për viktima.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Indonezi/ Evakuohen zonat përreth vullkanit në Lewotobi (VIDEO)
8 Nëntor 2024, 14:12
-
Shpërthen vullkani në Indonezi, 10 viktima! Urdhërohet evakuimi i banorëve
4 Nëntor 2024, 09:54
-
Aksident në rrugën Lezhë-Laç, 2 të plagosur pas karambolimit të dy makinave! Njëra përfundoi në kanal, të dëmtuarit dërgohen në spital (VIDEO)
27 Tetor 2024, 15:46
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset një grua! U karamboluan kamioni, vetura dhe furgoni (VIDEO)
7 Tetor 2024, 14:22
-
Aksident rrugor në Levan-Tepelenë, ‘Toyota’ me targa greke del nga rruga dhe përfundon në arë! Dy të plagosur në spitalin e Fierit (VIDEO)
6 Tetor 2024, 15:06
-
Aksident masiv në Durrës-Tiranë, karambolohen 6 makina me njëra-tjetrën! Dy të lënduar në spital, krijohet edhe trafik
21 Shtator 2024, 10:15
-
Vizita e Papës në Indonezi/ Arrestohen 7 terroristë të dyshuar: Po përgatitnin një sulm, u gjet edhe material propagandistik i ISIS!
7 Shtator 2024, 08:00
-
Indonezi/ Papa Françesku: Feja të mos përdoret për konflikte! Kriza mjedisore, rrezik ekzistencial
5 Shtator 2024, 17:26
-
VIDEOLAJM/ Momenti dramatik, turistët përballen me shpërthimin e vullkanit në Indonezi! Ja si largohen pas resë gjigande të tymit
22 Gusht 2024, 10:16
-
La 13 motra e vëllezër në Indonezi për studime në Tiranë, 23-vjeçari flet shqip për Report Tv: Njerëzit e mirë, ‘vdes’ për byrek
13 Maj 2024, 17:03
-
Dy pilotët i zë gjumi për 28 minuta, udhëtim i pazakontë i avionit me mbi 150 pasagjerë në bord
10 Mars 2024, 19:39
-
VIDEO/ Shpërthen vullkani në Indonezi, 11 viktima
4 Dhjetor 2023, 08:59