Shpërthimi në Zubin Potok, DASH: Akt i dënueshëm, mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit - Shqiptarja.com

Shpërthimi në Zubin Potok, DASH: Akt i dënueshëm, mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit

1732567663_MatthewMiller.jpg

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, në një postim në rrjetin social “X”  thotë se DASH dënon sulmin e 29 shtatorit në ujësjellësin e Kosovës dhe mbështet përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit

“Dënojmë sulmin e 29 shtatorit në ujësjellësin e Kosovës. Ne do të mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit dhe do të vlerësojmë të gjitha ofertat e mbështetjes për këtë përpjekje. Falë punonjësve të urgjencës dhe të tjerëve, përfshirë KFOR-in për rivendosjen e furnizimeve thelbësore”, shkruan Matthew Miller.


Lajmi kryesor:

Shpërthimi në Zubin Potok, u sekuestruan stema ruse e serbe! Normalizohet furnizimi me ujë, po punohet për rikthimin e energjisë


Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit