Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në 14 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Meta shpreh mirënjohjen për të gjithë ata burra e gra, në politikë e në fushën ushtarake e të sigurisë, që realizuan 14 vite më parë rreshtimin e Shqipërisë krah të NATO-s.
“Sot është 14 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, strukturën më të rëndësishme të mbrojtjes dhe ruajtjes së paqes në botë. Qytetarët tanë prej 1 Prillit 2009, kanë garancinë e plotë se vendi i tyre gëzon mbrojtjen e lirisë dhe sigurisë përmes ekzistencës së kësaj Aleance. Ata jetojnë në një rajon, për paqen dhe stabilitetin e të cilit, NATO ka pasur dhe vazhdon të ketë një rol jetik dhe të pazëvendësueshëm. Një falënderim e mirënjohje për SHBA dhe në veçanti për Presidentin George Ë. Bush, i cili edhe me vizitën e tij të paharruar në Tiranë, të vitit 2007, frymëzoi e mbështeti përpjekjet e përbashkëta për realizimin final të qëllimit madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Mirënjohje për të gjithë ata burra e gra, në politikë, por edhe në fushën ushtarake e të sigurisë, që realizuan 14 vite më parë rreshtimin e Shqipërisë krah aleatëve tanë në NATO. E ndërsa sot nderojmë ushtarakët tanë, që bëjnë më të mirën për Forcat tona të Armatosura, nuk mund të harrojmë kushtet e vështira në të cilat ata shërbejnë si dhe korrupsionin qeveritar, i cili ka cënuar edhe disa nga asetet më strategjike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare. Partia e Lirisë angazhohet për t'u dhënë mbështetjen e merituar Forcave tona të Armatosura, përmes rritjes të buxhetit për mbrojtjen sipas kërkesave të NATO si dhe dhënies fund njëherë e përgjithmonë të politizimit të institucioneve të sigurisë kombëtare”, shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
Shqipëria 14 vite në NATO, SHBA: Partnere e besueshme, ka promovuar paqen dhe sigurinë! Begaj: Krenarë që jemi kontribuues
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Medvedev kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjeneralit rus
18 Dhjetor 2024, 16:43
-
Presidenti Begaj pret Këshillin e Diasporës: Vota e emigrantëve e rëndësishme, shteti duhet të mbrojë të drejtat tuaja!
18 Dhjetor 2024, 15:58
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor 2024, 17:40
-
Shefi i NATO-s për sulmin në Ibër-Lepenc: Përgjegjësit të sillen para drejtësisë
16 Dhjetor 2024, 18:25
-
Sondazhi: Cili është personazhi i vitit me më shumë ndikim në zhvillimet e vendit
16 Dhjetor 2024, 12:21
-
Detajet nga mbledhja e Kuvendeve Shqipëri-Kosovë më 20 dhjetor, në fokus koordinimi i agjendës kombëtare
16 Dhjetor 2024, 10:46
-
Lufta në Ukrainë/ Krisafi: Rusia ka pritshmëri që Trump t'i ofrojë territoret ukrainase, Europa pritet t’i dalë kundër! Rutte kërkon ta zgjojë për luftë
13 Dhjetor 2024, 19:40
-
'S’jam politikan i salloneve dhe biskotave', Ali Ahmeti: Nuk lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe
13 Dhjetor 2024, 10:34
-
Shefi i NATO-s: Nëse Putin fiton në Ukrainë, do mësyjë Europën! Ka ardhur koha ta kemi një mendësi lufte
12 Dhjetor 2024, 18:06
-
40 mijë trupa të NATO-s në Ukrainë, zbulohet plani francez dhe polak për luftën
12 Dhjetor 2024, 17:15
-
Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri
10 Dhjetor 2024, 16:31