Nga Gjermania janë dëbuar afër se 11.500 vetë në gjysmën e parë të vitit 2019. Një rritje e vogël kjo krahasuar me një vit më parë. Kjo është përgjigja që qeveria gjermane i dha në gusht kërkesës së bërë nga partia e Majta lidhur me dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar nga Gjermania. Dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar do të vazhdojnë edhe në shtator.
Vendet kryesore ku dërgohen të dëbuarit janë Shqipëria, Italia, Serbia, Gjeorgjia dhe Franca. Më së shumti dëbohen shqiptarë, serbë, rusë, gjeorgjianë dhe nigerianë.
Ndërkohë këtë vit në kufirin gjerman janë kthyer ose nuk iu është lejuar hyrja në Gjermania 6.905 vetëve. Në kuadër të rregulloreve të Dublinit, Gjermania ka kthyer në këtë periudhë 4215 azilkërkues në vende të tjera të BE-së, sepse aty ata kanë shkelur për herë të parë tokën europiane.
Ne jemi refugjatë, nuk jemi armiq shkruhet në këtë pllakat
Në Gjermani ndodhen më shumë se 246.000 vetë, të cilët duhet të largohen nga vendi. 191.117 prej tyre kanë statusin e "duldung"-ut që do të thotë, se për arsye ligjore ose praktike dëbimi nuk kryhet dot.
Ndërkohë këtë vit nga Gjermania u larguan vullnetarisht 6.786 vetë duke shfrytëzuar ndihmën e kthimit. /DW
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestohet në Gjermani Florian Marku, boksieri shqiptar 'hesape' me drejtësinë greke
18 Dhjetor 2024, 22:10
-
Media gjermane pranon se artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara dhe i tërheq mbrapsht
17 Dhjetor 2024, 21:04
-
Gjermania që ne njihnim është zhdukur
17 Dhjetor 2024, 20:53
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor 2024, 15:10
-
Nderohet Franz Beckenbauer, Superkupa e Gjermanisë merr emrin e tij
16 Dhjetor 2024, 22:15
-
Scholz humbet votëbesimin, Gjermania shkon në zgjedhje të parakohshme
16 Dhjetor 2024, 16:51
-
Skandal me futbollistin e Dortmund, babai i tij zbulon moshën reale: Mora certifikatë false
15 Dhjetor 2024, 21:00
-
Kostot e banimit po varfërojnë gjermanët
15 Dhjetor 2024, 10:39
-
Scholz kërkon votëbesim, Gjermania drejt zgjedhjeve të parakohshme
11 Dhjetor 2024, 18:28
-
Scholz dhe Vuçiç takohen në Gjermani, bisedime për litiumin
10 Dhjetor 2024, 15:04
-
Ndalen dy motorë të Evropës: Franca i bashkohet Gjermanisë në kaosin politik
5 Dhjetor 2024, 17:03
-
A do të arrestohej Netanyahu në Gjermani?
3 Dhjetor 2024, 12:19