Lehtësimi i barrierave tregtare mes vendeve të rajonit, përmes “Open Balkan”, nxitën shtimin e shkëmbimeve tregtare në fushën e Bujqësisë. Në statistikat e Ministrisë së Bujqësisë, vihet re se në 2022, volumi tregtar në fushën e bujqësisë me vendet e “Ballkanit të hapur”, RMV dhe Serbinë, u rrit në nivelin 25%.
Eksportet bujqësore shqiptare me Serbinë u rritën me 58.2 % në vlerë dhe në sasi u rritën me 13.6 %. Me Maqedoninë e Veriut shënuan rritje me 37.2 % në vlerë dhe 32 % më shumë në sasi. Importet bujqësore me Serbinë kanë rënë me 9% dhe me Maqedoninë e Veriut janë ulur me 22%. Sa i takon nismave të bashkëpunimit rajonal, Shqipëria kryeson listën e vendeve në CEFTA për përdorimin e sistemit dhe kursimin e kohës së procesimit të eksportit dhe pritjes së kamionave në kufij. 86% e certifikatave fitosanitare të të gjithë projektit pilot të BE e kanë origjinën nga Shqipëria.
Ndërkohë janë reduktuar kostot dhe koha në kufi e operatorëve ekonomik nga Kosova. Nëse në 2021 në kufi për të kryer 10 hapa procedurialë e dokumentarë duheshin nga 30 minuta deri në 7 ditë. Në 2022 kryhet vetëm vetëdorëzimi i dokumentave, duke shpenzuar maksimalisht nga 5-10 minuta, çka ka sjell kursimin e mbi 6 600 orëve pritje në kufi dhe rritje me 73% të eksporteve.
Sipas INSTAT, për vitin 2022, Shqipëria, arriti nivelin më të lartë historik të eksporteve bujqësore në shifrën rekord 51.7 miliardë lekë në sasi, duke eksportuar 389, 805 ton produkte, ose 42,284 ton me shumë, ku kryeson kapitulli i “Zarzavateve”, me 5,746 ton me shumë eksporte dhe kapitulli i “Frutave” me 17,766 ton më shumë.
| TREGTIA BUJQËSORE NË OPEN BALKAN | NË KRAHASIM ME VITIN 2021 |
| ESKPORTET | IMPORTET |
Maqedonia e Veriut | 37.2% më shumë | 22% më pak se në 2021 |
Serbia | 58.2% më shumë | 9% më pak se në 2021 |
ESKPORTET BUJQËSORE |
51.7 Miliardë lekë në 2022 |
389 805 Ton produkte |
42,284 Ton më shumë se në 2021 |
5 764 Ton "Zarzavate" të eksportuara |
17,766 ton "Fruta" të eksportuara |
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Çmontohet organizata shqiptare e vjedhjes së makinave luksoze! I sillnin me targa false në vendin tonë, drejtuesi shqiptar u plagos (FOTO+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 12:18
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi më 20 dhjetor në Prishtinë, axhenda! Nga Rama te Kurti, ja politikanët që do mbajnë fjalime
18 Dhjetor 2024, 17:03
-
Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si i bëri Policia blerjet me agjentë të infiltruar dhe roli i taksistit
18 Dhjetor 2024, 13:09
-
Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Sekuestrohen 25 mln euro kriptovalutë! Anëtari i ‘Çopjave’ u pastronte paratë e drogës
18 Dhjetor 2024, 11:40
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor 2024, 15:10
-
Shqipëria çel negociatat me BE-në për ‘Marrëdhëniet me Jashtë’! Ministri Hungarez: Treguat proges të shkëlqyer! Rama: S'ka kapitull të lehtë, as kthim pas
17 Dhjetor 2024, 07:23
-
Media spanjolle 'ABC': Shqipëria fiton popullaritet në mesin e turistëve ndërkombëtarë
15 Dhjetor 2024, 08:14
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, Spiropali: Kjo vjen si nevojë e koordinimit të axhendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike
14 Dhjetor 2024, 15:27
-
Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Gjykata e Tiranës lë në burg 5 të arrestuarit, ata mohojnë akuzën
14 Dhjetor 2024, 11:08
-
Shqipëria tjetër hap drejt integrimit në BE, çel negociatat për 'Marrëdhëniet me Jashtë'! Më 17 dhjetor konferenca e tretë ndërqeveritare në Bruksel
13 Dhjetor 2024, 19:58
-
Mbi 19 mijë refugjatë sirianë kaluan tranzit në Shqipëri 5 vitet e fundit
13 Dhjetor 2024, 17:07
eksportet e bujqesise duhet te 20-fishohen,,,ministria e bujqesise te ndihmoje ne kontrata....
PërgjigjuKy eshte realiteti por sigurisht Erjon Brace di fera nuk e pranon...
Përgjigju