Rrugëtimi ynë i sotëm të çon drejt Kanioneve të Nivicës, 2 mijë metra mbi nivelin e detit, rrëzë malit të Këndrevicës.
Shtrimi i rrugës me asfalt, ka gjallëruar jetën e këtij fshati dhe ka nxitur zhvillimin e turizmit malor. Vendasit po hapim rishtazi bujtina dhe një hotel që pritet të përfundojë së shpejti. Sheshi i fshatit është shtruar me gurë, në stilin e shtëpive të moçme.
Kanionet mund të vizitohet brenda ditës, ose mund të qëndroni një natë në bujtinat e zonës. Ne vizituan bujtinën e Xhevahir Gjonit në qendër të fshatit, me kopshtin plot lule e pemë frutore.
Amvisa e Bujtinës Gjoni na tregon për gatimet tradicionale që servir për turistë. Ndërsa Xhevahir Gjoni shprehet se asfaltimi i rrugës e ka futur Nivicën në hartën turistike. Tabelat të orientojnë drejt kanioneve që është destinacioni ynë kryesor.
Ngjitja në këmbë është sfiduese, në terren të thepisur për afro 1.2 kilometra. Eksploruesit e natyrës vizitojnë kanionet kryesisht në orët e mëngjesit për shkak të temperaturave të larta të verës.
Ato janë formuar nga erozioni i Përroit të Nivices, pjesë e atij të Bençës, në shkëmbinj karbonatikë. Uji bie nga lartësi deri 40 m duke formuar ujëvara, si ajo e Guvës. Relievi paraqitet me plot kontraste natyrore, rrëpira, shtrat të shkallëzuar dhe shpella të shumta në faqen e shkëmbit.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
AMP arreston 2 policë! Njëri u denoncua nga ish-bashkëshortja, theu urdhrin e mbrojtjes dhe i vodhi valixhen me 5 milion lekë
19 Dhjetor 2024, 10:58
-
'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025
18 Dhjetor 2024, 13:33
-
‘Aperitivo italiano’, jazz & soul në Gjirokastër! Koncert me këngët më të bukura të muzikës italiane
16 Dhjetor 2024, 14:52
-
Media spanjolle 'ABC': Shqipëria fiton popullaritet në mesin e turistëve ndërkombëtarë
15 Dhjetor 2024, 08:14
-
Lonely Planet: Në Shqipëri ndodhet parku i parë kombëtar në Europë kushtuar një lumi 'të egër'
13 Dhjetor 2024, 15:42
-
E përditshmja britanike 'Metro': Pushime në Shqipëri, destinacioni 'parajsë' i Mesdheut
13 Dhjetor 2024, 08:03
-
Shqipëria, destinacioni më popullor për vitin 2025
12 Dhjetor 2024, 16:04
-
Memaliaj/ Pjesë e një grupi kriminal, 46-vjeçar arratiset nga 'arresti shtëpiak', policia në kërkim
10 Dhjetor 2024, 13:44
-
Kakavijë/ Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 16 mijë euro, lekë dhe paund të padeklaruara, nën hetim 47-vjeçari
10 Dhjetor 2024, 09:33
-
Revista ‘Italia Delight’: Zbuloni Shqipërinë, një perlë e fshehur për turistët italianë
9 Dhjetor 2024, 08:17
-
Histori frymëzuese! Taulanti, i vetmi kovaç i Këlcyrës (VIDEO)
8 Dhjetor 2024, 13:52
-
Gjirokastër/ Bllokohen për 5 orë në Komisariat 2 autobusë me shqiptarë nga Greqia ! Sekuestrohen 35 kuti medikamentesh, steka me paketa, vaj ulliri! Në hetim 3 shoferët (VIDEO)
6 Dhjetor 2024, 18:24