3.7 milionë shtetas të huaj i munguan turizmit shqiptar në vitin e kaluar për shkak të pandemisë, dhe masave kufizuese.
Nga mbi 6.2 milionë që hynë në vitin 2019, INSTAT raporton se në vitin e pandemisë në Shqipëri erdhën vetëm 2.6 milionë qytetar të huaj, duke shënuar një rënie prej 58.5%.
“Turizmi do të kthehet tek 2010, dhe do na duhet na duhen 5-6 vite që të arrijmë fluksin e 2019”, shprehet operatori turistik Xhimi Lamaj.
Mbi 50% e turistëve që vizituan vendin në vitin që shkoi ishin nga Kosova me mbi 1.3 milionë hyrje. Sipas të dhënave gjatë vitit 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve me 38,6 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Spanja me 90,3 %, krahasuar me vitin 2019.
Xhimi Lamaj operator turistik thotë se përpos humbjeve financiare, tashmë kanë nisur edhe anulimet për rezervimet e shtyra nga viti 2020 për në pranverën e këtij viti.
“Ne që jemi agjenci që merremi me turizmin hyrës me turet kulturore pothuajse kemi qenë zero nga nëntori 2019. Humbja financiare mendohet 1.6 miliardë euro. Komplet stafi është dërguar në shtëpi, vetëm për kompaninë tonë punonin 10-12 guida dhe që tashmë janë papunë, dhe po shohin për punë tjetër. Grupet që kishim të rezervuar për 2020 u s’postuan për këtë vit, dhe këtë vit kemi marrë anulimet për muajit prill dhe maj”, shprehet Lamaj.
Megjithatë vaksinim po jep shpresë kryesisht tek anglezët të cilët kanë nisur të rezervojnë për këtë vit.
“Kanë filluar prenotimet për muajit qershor, shtator dhe tetor. Kryesisht ne operojmë me shteteve perëndimore, dhe atë nordik dhe izraelit. Anglia ka filluar të bëjë rezervimet e para”, thotë eksperti.
Viti që lamë pas e ktheu shumë mbrapa këtë sektor, i cili arriti rekord në vitin 2019, ku vendi u vizitua nga 6.2 milionë turistë të huaj, dhe të ardhurat në buxhet arritën në 1.8 miliardë euro.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
2024-a 'bilanc' negativ/ 1 në 4 biznese nëndeklaruan pagat! Gjysma e të punësuarve marrin deri në 2300 lekë në ditë
17 Dhjetor 2024, 16:05
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor 2024, 20:29
-
Fatos Çoçoli: Vizitori i dhjetëmiliontë
11 Dhjetor 2024, 18:28
-
Shqipëria rekord të ardhurash prej 3.9 mld euro nga turizmi, për 9 muaj fitoi 640 mln € më shumë se në 2023
11 Dhjetor 2024, 16:07
-
Në vitin 2025 do të shpenzohen mbi 8 mln euro për mbetjet! Bashkia Durrës do marrë 2.5 mln euro për trajtimin e tyre
9 Dhjetor 2024, 18:39
-
Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor
2 Dhjetor 2024, 17:25
-
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
29 Nëntor 2024, 08:07
-
Bizneset më shpesh në dyert e bankave, morën 564 mln euro kredi më shumë se vjet! 1/3 e huasë shkoi tek tregtia me shumicë e pakicë, bujqësia në vendnumëro
28 Nëntor 2024, 16:56
-
'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian
26 Nëntor 2024, 07:38
-
Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar
24 Nëntor 2024, 20:33
-
Mirela Kumbaro për 'Radio Evropa e Lirë': Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
24 Nëntor 2024, 18:13
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor 2024, 09:49
Mln apo mld?
Përgjigju