Në një sondazh të publikuar nga instituti italian SWG, tregon së në vend është rritur ndjeshëm shkallë e personave të cilët besojnë se virusi është krijuar për të manipuluar qytetarët dhe për të fituar pushtet. Në periudhën e studimit u përfshinë 800 qytetar nga data 16 deri në 22 nëntor. 25% e qytetarëve besojnë se virusi është rezultat i një komploti. Në veçanti, 20% besojnë se virusi u krijua në laborator dhe u përhap me qëllim për të ndryshuar ekuilibrin botëror, ndërsa 5% besojnë se ai përdoret për të kontrolluar njerëzit dhe ekonominë, por në fakt nuk ekziston.
Një nga rezultatet më surprizuese është se pjesëmarrësit në studim afërsisht 40% prej tyre u shprehën se nuk do të ndërmarrin riskun e vaksinimit.
Mosbesimi ndaj vaksinës Covid-19 është më i lartë nëse do të prodhohej në vende të tilla si Kina dhe Rusia. Sondazhi SWG tregon se 71% e të anketuarve nuk do t'i besonin një vaksine të prodhuar në Kinë ose Rusi. Nga ana tjetër, besimi rritet në 75% nëse vaksina është prodhuar në Itali, me 67% nëse vjen nga vendet e tjera të Evropës dhe me 57% nëse prodhohet në SHBA.
Sipas planit të bërë me dije nga qeveria, punonjësit e sektorit shëndetësor dhe grupet më të rrezikuara do të jenë të parët që do të vaksinohen.
Italianët së shpejti do të pajisen me pasaportën e vaksinimit çka do t’i jap mundësinë të lëvizin brenda vendit por edhe jashtë kufijve.
Por ekspertët janë më të kujdesshëm. Por duket se në të ardhmen e afërt as vaksina nuk do të mund t’i çlirojë njerëzit nga maska apo distanca fizike. Ndërsa ekspertët paralajmërojnë se është shumë herët për të parashikuar sesa kohë do të duhet që t’i rikthehemi plotësisht normalitetit.
.
/K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj e strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar
18 Dhjetor 2024, 15:44
-
Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë
18 Dhjetor 2024, 12:08
-
Nga 1 janari 2025, Milano do ndalojë pirjen e duhanit në ambiente publike
17 Dhjetor 2024, 21:18
-
Dhunoi partneren me sende të forta në prani të fëmijës, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali
17 Dhjetor 2024, 17:28
-
Në burg prej 2021 për trafik droge, rëndohen akuzat për kapon e ultrasve të Milanit! Sky ECC nxjerr bashkëpunëtorin e tij të ngushtë shqiptar (EMRI)
17 Dhjetor 2024, 16:47
-
Itali/ Ekipet e shpëtimit punojnë për të shpëtuar 32-vjeçaren e bllokuar 585 metra nën tokë
16 Dhjetor 2024, 21:25
-
E konfirmojnë në Itali, Juventusi futet në garë për Cristian Shpendin! Vëzhgues në disa ndeshje
16 Dhjetor 2024, 17:02
-
Itali/ Shisnin 2 kg kokainë në muaj me fitim ditor 6 mijë euro, 6 persona të arrestuar! Shqiptari drejtonte organizatën, paga deri në 5 mijë euro
16 Dhjetor 2024, 16:12
-
Itali/ Shqiptari me precedentë kapet me ‘Mercedes Class’, hyri ilegalisht pas dëbimit! 4 ‘skifterët’ çajnë rrethimin policor dhe arratisen
15 Dhjetor 2024, 21:13
-
‘Asnjë hap pas!’ Meloni-Opozitës: Gjadri do funksionojë, edhe nëse fle atje çdo natë! Marrëveshja e emigrantëve, ‘tmerri' i trafikantëve (VIDEO)
15 Dhjetor 2024, 17:18
-
Itali/ Arratisje si në filma e bandës së ‘skifterëve’, kapet shqiptari i dënuar me 6 vite burg në Gjermani për 17 vjedhje! 2 ikën, ai ngeci në baltë
15 Dhjetor 2024, 16:28
-
Itali/ I dënuar me 4,2 vite burgim për zhvatje dhe shpifje, kapet pas katër vitesh kërkimi 43-vjeçari shqiptar
15 Dhjetor 2024, 16:05