Në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Lulzim Basha bashkë me Enkelejd Alibeajn dhe anëtarë të Kryesisë ishin në Kosovë.
Ata bënë homazhe në Boletin, në kullën e Isa Boletinit në nderim të luftëtarëve të Kosovës që mbështetën Ismail Qemalin dhe qeverinë e parë të shtetit të pavarur shqiptar.
Basha ishte i shoqëruar nga Gazmend Boletini, stërnipi i Isa Boletinit, nga ku uroi i uroi të gjithë shqiptarët për këtë ditë të shënuar.
“Gëzuar 28 nëntorin, ditën e pavarësisë së Shqipërisë, ditën e flamurit kombëtar. Sot kemi zgjedhur ta festojmë këtë ditë nga një prej monumenteve më historike të kombit shqiptar, kulla e Isa Boletinit këtu në Boletin në veri të Kosovës. Kemi zgjedhur ta festojmë duke nderuar një prej dy Isëve të mëdhenj, bashkë me Ismail Bej Vlorën, atin themelues të shtetit shqiptar, Isa Boletinin komandantin e parë ushtarak të shtetit shqiptar, dorën e djathtë ku mbështetej Ismail Qemali dhe veprimtarët e tjerë që mundësuan pavarësinë e Shqipërisë.
Fshati Boletin njihet për gurët e tij të mëdhenj, edhe Isa Boletini është një gur i madh në themelin e shtetit shqiptar. Ai është një nga ata gurët që mbeten në ndërgjegjen tonë edhe si diçka për tu nderuar e krenuar, por edhe si paralajmërim për kundërshtarët e lirisë dhe pavarësisë të kombit tonë, se këta gurë qëndrojnë garanci e identitetit tonë kombëtar, e përkatësisë tonë evropiane, por të pavarura dhe me liri të pacenuara”, tha Basha.
Shqipëria feston sot 111 vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit
18 Dhjetor 2024, 16:22
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
-
Lirimi i Berishës shkon në Apel, Elezi: Non-grata nuk ishte inat personal! Minimin e demokracisë po e shohim! Gaba: Pas arrestimit të Metës, po intensifikohen përpjekjet anti-SPAK
16 Dhjetor 2024, 18:41
-
Ylli Pata: Shkaku real i bllokimit të primareve dhe zgjedhjeve brenda PD
15 Dhjetor 2024, 22:55
-
14 vite nga liberalizimi i vizave me BE, Basha: Misioni i radhës është heqja e vizave me aleatin strategjik SHBA-të
15 Dhjetor 2024, 14:15
-
Basha reagon ndaj sulmeve të Berishës: PD s’do jetë kurban i klubit Partizani (VIDEO)
13 Dhjetor 2024, 10:43
-
Basha mesazh për demokratët: PD s’do jetë kurrë prona familjare e Berishës me tapi të Edi Ramës, një faqe e re po hapet për Shqipërinë
11 Dhjetor 2024, 17:05
-
Gjykata e Tiranës regjistron Berishën si kryetarin e PD-së
11 Dhjetor 2024, 15:46
-
Basha: Rama në konflikt interesi me SPAK, i ushtron trysni
11 Dhjetor 2024, 15:08
-
Konferenca e Kryetarëve debate për interpelancën e Bardhit për Ramën! Rrëzohet ngritja e Komisionit të Posaçëm 'Pakti i fëmijëve'! U kërkua nga 'Djathtas 1992'
11 Dhjetor 2024, 13:13
Me duket mua,apo me te vertete Basha ka filluar te vere bark e dy gushe shendeti,se moshen nuk e ka per gushe plaku?!
Përgjigjulot lot
PërgjigjuHahaha.Gezuar festen Luli Basha & Co.
Përgjigju