Në transfertën çeke, ku kurrë më parë nuk është fituar, kombëtarja do luajë sot në orën 20:45 ndeshjen e tretë në grup në Ligën e Kombeve. Trajneri Sylvinho në konferencën për shtyp deklaroi se e ka vendosur formacionin, por nuk dha emra. Referuar stërvitjeve të kryera, në portë do ta nisë Strakosha, ndërsa ashtu si në ndeshjet e shtatorit mbrojtja do formohet nga Hysaj, Ismaili, Kumbulla dhe Mitaj, ndërsa në mesfushë Asllani dhe Ramadani do jetë pas Qazim Laçit. Edhe krahët e sulmit do jenë të mbuluar nga Jasir Asani dhe Nedim Bajrami, ndërsa ndryshimi i vetëm është maja e sulmit. Në mungesë të Manajt i dëmtuar Daku do ta nisë titullar.
“Është një ndeshje e rëndësishme kundër një përfaqësuesje shumë të fortë, fizike, me kundërsulm mjaft të shpejtë. Kanë disa lojtarë shumë kualitativ, të cilët luajnë në kampionate shumë të forta, si Souçek dhe Coufal. Asnjë trajner nuk e përgatit ndeshjen për të barazuar dhe ne kemi ardhur këtu për të marrë maksimumin,”-u shpreh Sinkron Sylvinho, trajner i kombëtares.
Nedim Bajrami, autori i golit të barazimit rreth 1 vit më parë në transfertën e Çekisë, pret një përballje të vështirë.
“Besoj se ai gol është i së kaluarës, do jetë sfidë ndryshe sepse është një skuadër fizike, e dimë se çfarë na pret. Të gjithë janë gati dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë. E rëndësishme është mos ta humbim ndeshjen pasi e dimë që është një skuadër e fortë dhe shumë fizike,”-tha Nedim Bajrami, futbollist i kombëtares.
Çeki-Shqipëri në Pragë do gjykohet nga një pesëshe arbitrash nga Franca, përfshirë edhe VAR, me kryesor Benoit Bastien. Kundër Çekisë Shqipëria ka luajtur 3 herë, e fundit në Tiranë më 12 tetor e fituar 3-0 nga kuqezinjtë.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-trajneri i Kosovës Bylblyl Sokoli për 'Report TV': Serbët në Tiranë do sillen si pulat, mund të fitojmë!
17 Dhjetor 2024, 14:06
-
'Engjëll dhe Djall', Nedim Bajrami shpërdoron rastin e artë në finalen kundër Celtic (VIDEO)
16 Dhjetor 2024, 17:44
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor 2024, 15:20
-
VIDEO/ Nedim Bajrami i shënon Celtic në derbi, i jep avantazhin Rangersit në finale
15 Dhjetor 2024, 17:29
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor 2024, 20:14
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor 2024, 16:00
-
Serbia i nis kualifikueset në Tiranë, Aleksandër Vuçiç: Do të jetë problem! Kanë skuadër të fortë
14 Dhjetor 2024, 08:57
-
Kalendari i kualifikueseve të Botërorit/ Serbia më 7 qershor në Tiranë, do të luajë pa tifozë, më 11 tetor Kombëtarja në Beograd! Ndeshja e parë me 'Tre Luanët'
13 Dhjetor 2024, 21:22
-
Botërori 2026/ Reagimet pas shortit, Armand Duka: Grupi që nuk doja! Sylvinho: Kualifikohemi në Botëror, me Serbinë e dimë historinë
13 Dhjetor 2024, 14:15
-
E PLOTË/ Short 'ferri' për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Shqipëria me Anglinë dhe Serbinë në Grupin K! Kosova në Grupin B me Zvicrën, të gjitha grupet
13 Dhjetor 2024, 12:00
-
Nesër shorti, Kombëtarja njeh kundërshtarët e kualifikueseve për Kupën e Botës 2026! Rrezikohet grupi me Serbinë
12 Dhjetor 2024, 10:41
-
Tifozët fusin në telashe FSHF-në, UEFA gjobë 27.750 euro
12 Dhjetor 2024, 09:24